Hilmi Shehu-Begraca ishte pishtar i arsimit dhe veprimtar i madhështisësë zgjimit për veprim të çështjes kombëtare shqiptare…

min lexim

Hilmi Shehu-Begraca u lind në vitin 1922 në fshatin Begracë të komunës së Kaçanikut, ai mësimet e para i mori në Kaçanikun e Vjetër në gjuhën serbe, ku, pastaj vazhdoi mësimet fetare në Medresën “Gazi Isa Beu” në Shkup në gjuhën serbe, sepse në Mbretërinë e Jugosllavisë ishte i ndaluar mësimi në gjuhën shqipe, madje shqiptarët ndiqeshin në mënyra të ndryshme dhe ndëshkoheshin përmes dhunës së paparë për t’i shpërngulur ata (shqiptarët) për në Turqi e gjetiu…

Image

Hilmi Shehu-Begraca (1922-2007)

-Medresja “GaziIsa Isa Beu” në Shkup në prag të Luftës së Dytë Botërore, nga shqiptarët, ishte bërë çerdhe e veprimtarisë së çështjes madhore kombëtare…

-Hilmiu pas diplomimit në Medresën “Gazi Isa Beu” në Shkup në vitin 1941 gjatë Luftës së Dytë Botërore në okupimin italian, ai kreu kursin tre mujor të kualifikimit për mësues në Shkollën e Mesme “Sami Frashëri” në Prishtinë, kjo shkollë ishte njëra nga dy shkollat e mesme në atë kohë që kishte Kosova, Hilmiu filloi karierën e tij të shkurtërë por të suksesshme arsimore, ai u bë njëri ndër intelektualët dhe mësimdhënësit e parë në gjuhën shqipe në Kosovë…

-Hilmi Shehu- Begraca bashkë me një mësues të ardhur nga Pogradeci themeloi shkollën e parë shqipe në Pirok, fshat ky në komunën e Tetovës. Në këtë fshat me rrethinë mësimi në gjuhën shqipe filloi me 120 nxënës. Hilmiu në vitin 1942 u emërua mësuesi i parë në shkollën e Pozheranit ku punoi ai dy vite, Pozherani në atë kohë ishte komunë, ndërsa në vitin 1944 punoi në komunën e Sllatinës së Epërme, në shkollën e kësaj komune, Sllatina e Epërme ishte komunë 17 vite para Luftës së Dytë Botrore, ku vazhdoi si komunë deri në vitin 1945…

-Hilmi Shehu-Begraca pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore ishte emëruar drejtor dhe përgjegjës i arsimit në komunën e Kaçanikut, ku gjatë kësaj kohe ai bëri edhe hapjen e dhjetë shkollave shqipe në këtë komunë…

-Hilmiu duke mos u pajtuar me mbetjen e Kosovës në kuadër të Serbisë dhe Jugosllavisë, ai zhvilloi aktivitete ilegale politike në organizatën e Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare (LNDSH) në Kaçanik me pjestarë prej nëntë antarëve, ku ai zgjedhet sekretar i kësaj organizate…

Kjo organizat e LNDSH-së në Kaçanik u zbulua  nga sigurimi shtetërorë jugosllav OZNA, që më vonë u quatë UDB-ja, ku të gjithë u arrestuan dhe u dënuan me grupin prej 39 anëtarëve të organizatave të ndryshme ilegale të Kosovës… Gjykimi u bë në Prishtinë dhe zgjati nga 1 janari deri me 10 janar të vitit 1947, kryetar i gjytatës ishte një serbi cili quhej Kërste, ndërsa prokuror ishte Ali Shukriu…

-Hilmiun e dënuan me 17 vite burg të rënd, por që më vonë me rastin e miratimit të një ligji jugosllav ai mbanë burgë të rënd në Mitrovicën e Sremit, nga 17 vite, 15 vite dy muaj e 10 ditë, Hilmiu lirohet nga burgu në tetor të vitit 1961…

-Hilmiu pas mbajtjes së burgut u detyrua të shpërngulet në Shkup, meqë nuk e lanë UDB-ja asnjëherë të bëj punën e tij profesionale si mësues në arsim, përcillej në çdo hap dhe merrej në biseda informative nga UDB-ja…

-Pas shpërnguljes në Shkup, Hilmiu kishte zënë vend në një punë të thjeshtë si inkasant evidentues në ndërmarrjen publike “Komunalec” në këtë qytet. Madhështori ndërroi jetë më 13 shkurt të vitit 2007 në moshën 85 vjeçare në qytetin e Shkupit…

-Lavdi e përjetëshme jetës dhe veprës së pishtarit të arsimit shqip dhe veprimtarit të madh të çështjes kombëtare Hilmi Shehu-Begraca, pushoft i qetë në dritën e pashterrshme në amshim

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Balla ndjek nga afër punën për rehabilitimin e fushës të stadiumit “Roza Haxhiu”, në Lushnje

Story i radhës

Kina po e furnizon Rusinë me armë, reagon për herë të parë zyrtari i lartë!

Të fundit nga