Hidhet shorti i Kupës së Mbretit, Real Madrid gjen ekipin e kategorisë së katërt

December 23, 2022
1 minut lexim

Ditën e sotme, Federata Spanjolle e Futbollit ka hedhur shortin për raundin e 1/32-ve, të Kupës së Mbretit, ku fati i ka buzëqeshur ekipeve të mëdha.

Real Madrid dhe Barcelon do të përballen përkatësisht me ekipe të serisë së katërt dhe të tretë, më konkretish Cacereno dhe Intercity. Ndërkaq, Sevilla do të përballet me Linares e kategorisë së tretë, ndërsa Atletico Madrid me Real Oviedon e La Liga 2.

Gjithë çiftet e fazës 1/32 : Ibiza Islas Pitiusas – Betis; Cacereño – Real Madrid; Intercity – Barcellona; La Nucía – Valencia; Logroñés – Real Sociedad; Eldense – Athletic Bilbao; Pontevedra – Mallorca; Nàstic – Osasuna; Linares – Sevilla; Ceuta – Elche; Alavés – Valladolid; Levante – Getafe; Real Oviedo – Atlético Madrid; Cartagena – Villarreal; Sporting Gijon – Rayo Vallecano; Espanyol – Celta Vigo

Kundershtari i Real Madrid-  Cáceres është një qytet me 96,068 banorë në Spanjën qendrore-perëndimore, kryeqyteti i provincës së Cáceres, në Extremadura, në një lartësi mesatare prej 430 metrash, midis Sierra de la Mosca dhe Serrilla.

Sipas shtrirjes, komuna është më e madhja në Spanjë. Club Polideportivo Cacereño luan na kategorine e katert por dje ka bere nje surprize te madhe duke eliminuar ekipin e Girona me rezultatin 2-1.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Komuna e Klinës: Po dëmtohen qëllimisht kabllot e ndriçimit publik

Story i radhës

27 vjeçari ia merr telefonin të dashurës, shokohet nga ajo që sheh; Nuk mund..!

Të fundit nga

ShkoLartë