Hidhet mjet shpërthyes në një depo me material ndërtimi në Vizbeg të Shkupit

August 18, 2024
1 minut lexim

Në orët e para të ditës së sotme, konkretisht rreth orës 1:15 në Sektorin për Punë të Brendshme në Shkup është raportuar se në dalje nga Shuto Orizarja, në drejtim të fshatit Vizbeg në Shkup, është hedhur një mjet shpërthyes në një depo për materiale ndërtimore, në pronësi të  I.T., 45-vjeçar nga Vizbegu, pas çka është dëmtuar dera hyrëse e objektit dhe një pjesë e inventarit, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga MPB informojnë se nuk ka persona të lënduar, ndërsa kontroll është kryer nga ekipi i SPB-së – Shkup.

 Shtojnë se po marrin masa për zbardhjen e rastit.

Burimi: tv21

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Radhë të gjata në Merdarë, 600 metra kolona në kufi

Story i radhës

Turizmi rrit pagat! Shumë të rinj që kanë marrë eksperiencë në Perëndim, po rikthehen në atdhe

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë