turizmi rrit pagat shume te rinj qe kane marre eksperience ne perendim po rikthehen ne atdhe 66c241f292dcd

Turizmi rrit pagat! Shumë të rinj që kanë marrë eksperiencë në Perëndim, po rikthehen në atdhe

August 18, 2024
1 minut lexim

Rritja e pagave në sektorin e turizmit po ndryshon ndjeshëm tregun e punës në zonat bregdetare.

Mjaft të rinj që u larguan për të punuar jashtë vendit në profesione si kuzhinierë, kamerierë dhe role të tjera të ngjashme, po zgjedhin të rikthehen në atdhe.

Arsen Çollaku u kthye nga Gjermania për të punuar si shef kuzhine në plazh. Po ashtu, këtë sezon, edhe Gjergj Plasa la Dubain e Katarin për t’u punësuar në Durrës.

Në përpjekje për të siguruar punonjës dhe përballuar fluksin e turistëve në hotele dhe restorante, shumë biznese kanë rritur pagat. Kjo po nxit kthimin e fuqisë punëtore, veçanërisht atyre që janë larguar dekadën e fundit.

Të kthyerit sjellin me vete dhe përvojën e aftësitë e fituara në vende me traditë në turizëm. Ndaj kjo valë e re e profesionalizmit premton të përmirësojë ndjeshëm standardet e turizmit në vend, duke iu përgjigjur kërkesave gjithnjë në rritje të tregut.

MARKETING

RENT A CAR

hidhet mjet shperthyes ne nje depo me material ndertimi ne vizbeg te shkupit 66c23f9b06c94
Story i mëparshëm

Hidhet mjet shpërthyes në një depo me material ndërtimi në Vizbeg të Shkupit

kremlini pret urat per bisedimet me kievin ska negociata te terthorta 66c246a30d9f8
Story i radhës

Kremlini ‘pret urat’ për bisedimet me Kievin: S’ka negociata të tërthorta

Të fundit nga

ShkoLartë