​Hezbollahu sulmon objektet ushtarake të Izraelit

1 minut lexim

Grupi libanez Hezbollah tha sot se goditi disa poste ushtarake në Izraelin verior mes frikës së një lufte të plotë me Jerusalemin.

Grupi tha se “luftëtarët e tij sulmuan me armë të përshtatshme pajisje spiunazhi të sapo instaluara në postën Al-Malikiyya.”

Hezbollahu gjithashtu shënjestroi me raketa pozicionet e ushtarëve izraelitë në Al-Raheb dhe hodhën dhjetëra raketa Katyusha në Al-Baghdadi, tha grupi. Nuk ka ende informacione për të lënduar apo dëme.

Ndërkohë, aeroplanët luftarakë izraelitë kryen sulme ajrore në disa qytete në Libanin jugor, duke përfshirë Houla, Markaba dhe Mays al-Jabal, njoftoi Agjencia Kombëtare e Lajmeve.

Tensioni është përshkallëzuar mes Hezbollahut dhe Izraelit pas një sulmi me raketa në qytetin Druze të Majdal Shams në Lartësitë Golan të shtunën.

Izraeli fajësoi Hezbollahun për sulmin, i cili vrau 12 persona dhe plagosi 40 të tjerë. /AA

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Rruga e florinjtë e Ballukut/ Meta mbështet protestën e banorëve: Thumanë-Kashar po zhvat dhe falimenton bizneset

Story i radhës

“Shoqja më e mirë e gruas na ndau, u lidha me të dhe ajo ҫfarë pashë në telefonin e saj..”

Të fundit nga