hezbollahu refuzon armepushimin e ri te dakorduar nga izraeli dhe libani 6a21f3b819b2c

Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izraeli dhe Libani

June 4, 2026
1 minut lexim

Grupi i armatosur libanez, Hezbollah, ka refuzuar fuqishëm kushtet e një armëpushimi të ri të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërmjet Izraelit dhe Libanit.

Në një deklaratë me tone të ashpra, lideri i grupit të mbështetur nga Irani, Naim Qassem, tha se negociatat kanë qenë “të kota” dhe “poshtëruese” për Libanin, duke shtuar se ato janë refuzuar kategorikisht nga “segmente të gjera të popullit libanez”.

Kjo vjen pasi Izraeli dhe Libani njoftuan rinovimin e armëpushimit të brishtë përmes krijimit të zonave pilot të sigurisë brenda territorit libanez, ku operativët e Hezbollahut do të ndalohen të veprojnë.

Në një deklaratë të përbashkët të publikuar të mërkurën nga Departameni Amerikan, Izraeli dhe Libani, u tha se marrëveshja është e kushtëzuar me “ndalimin e plotë” të sulmeve nga Hezbollah, raporto BBC.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

te shtena me arme zjarri ne vlore plagoset rende nje person 6a21f3558987c
Lajmi i mëparshëm

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, plagoset rëndë një person

anna van patten zbulon prapaskenat tronditese te euphoria 6a21f47d18b3c
Lajmi i radhës

Anna Van Patten zbulon prapaskenat tronditëse të “Euphoria”

Të fundit nga

ShkoLartë