Hetuesit bullgarë zbulojnë se kush është fajtori për aksidentin në Bullgari ku humbën jetën 45 persona shqiptarë

Ekipi hetimor në Bullgari zbatoi hetim për aksidentin e autobusit nga Maqedonia e Veriut “Besa Trans” në autostradën “Struma B” ku humbën jetën 45 persona.

Zëvendës Prokurori kryesor Borislav Sarafov tha se konkluzioni i hetuesve është se shoferi i autobusit i cili ka humbur jetën është fajtor për aksidentin.

“Arsyeja është humbja e kontrollit ndaj autobusit nga shoferi. Po ashtu edhe shpejtësia pak më e madhe se shpejtësia e lejuar”, u shpreh Sarafov.

Prokurori thotë se pas kësaj mbetet që të njoftohen familjarët e viktimave të cilët kanë të drejtë të njoftohen me materialet e hetimit.

Kujtojmë se autobusi i “Besa Trans” u aksidentuar më 23 nëntor dhe humbën jetën 45 persona. Vetëm 7 persona mbetën të mbijetuar

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Këto janë temperaturat për nesër e pasnesër në Kosovë

Story i radhës

Фатете го бикот за роговите, му рече Борисов на Ковачевски

Të fundit nga