Hetohet vdekja e 28 vjeçarit në Gostivar, dyshime për vetëvrasje

min lexim

“Prokurori kujdestar i Prokurorisë themelore të Gostivarit, mbrëmë ka kryer hetime në vendin e ngjarjes, në afërsi të shtëpisë në rrugën “Goce Dellçev” në Gostivar, ku është gjetur trupi i pajetë i një personi 28 vjeçar me plagë hyrëse dhe dalëse në kokë. I ndjeri ishte dërguar në spital nga i ati i tij ku edhe është konstatuar vdekja. Ndaj trupit të pajetë do të behet autopsi. Gjatë hetimit në vendin e ngjarjes, është gjetur arma dhe është marrë për analizë të mëtejme. Me urdhër të prokurorit publik, janë siguruar edhe video materiale nga kamerat e objekteve për rreth”, thonë nga prokuroria.

Sipas një dëshmitari që nuk deshi të prononcohet para kamerës, e që jetonte në afërsi të shtëpisë së viktimës, rastin në fillim e ka vërejtur e ëma e viktimës, ndërsa më vonë, prindi i tij bashkë me disa fqinjë, e kanë dërguar 28 vjeçarin në spitalin e Gostivarit, por për fat të keq nuk ka arritur të iu mbijetojë plagës. Fqinjët që jetonin në afërsi të shtëpisë së viktimës, thonë se personi në fjalë se ka qenë shumë i dashur dhe i mirë me rrethin, andaj shprehen të trishtuar për vdekjen e tij.

Banorët shprehen të trishtuar duke u lutur që ky rast të jetë i fundit dhe të mos ndodhin raste të këtilla më. Ata thonë se nuk kanë dëgjuar fjalë të këqija apo zënka para ndodhjes së rastit”.

“S`di çka të them, gjynah aq mund të them gjynah. Tash sa e morëm vesh s`di çka të them”, tha një banor.

“Gjynah, djalë i ri të vritet. S`di si të them. S`është mirë kjo. Vrasje e një të riut s`është mirë se nuk kthehet sërish më ai”, tha një tjetër banor. / Alsat.mk

 

 

Story i mëparshëm

Projekti i fundjavës: Për mollëzat dhe buzët mund ta përgatitësh vetë kremin

Story i radhës

Erik Lloshi i dedikoi një këngë vajzës që e prezantoi me bashkëshorten

Të fundit nga