‘Heshtje varri’ në Moskë/ Pas sanksioneve ekonomike, tani po i largohet edhe truri i të rinjve

March 11, 2022
min lexim

Duke ecur nëpër Moskë sot, ka një zbrazëti në vendet ku kam kaluar shumë herë përgjatë viteve. Në rrokaqiellin e New Arbat Avenue, ku deri javën e kaluar ishte stacioni i pavarur i radios “Echo of Moscoë” ka rënë heshtja. McDonald’s në sheshin Pushkin është po aq bosh.

Në një nga qendrat e mëdha tregtare të Moskës, një grua ulet në dyshemenë e një dyqani parfumesh, duke grumbulluar të gjitha mallrat e disponueshme për të. Është një akt dëshpërimi dhe një lamtumirë për qytetërimin perëndimor që erdhi në Rusi 30 vjet më parë.

Tani njerëzit po e kuptojnë: ekonomia ruse është po aq e zhveshur sa qendrat tregtare të boshatisura nga markat globale. Vitet e fundit, shoqëria ruse është bërë një shoqëri tregtare. Njerëzit kalonin fundjavat e tyre në këto qendra konsumi; duke shkuar atje për shëtitje, për të vizituar restorante, për të parë filma dhe sigurisht për pazar. Rusia është një parajsë e konsumatorëve – veçanërisht pas rritjes ekonomike të fillimit të viteve 2000 dhe falë çmimeve të larta të naftës ruse.

Në këto kohë bumi, konsensusi i përgjithshëm midis klasave të mesme të qyteteve të mëdha ka qenë “po, kemi një udhëheqës autoritar, por pse na duhet demokracia?”

Rusët, me sa duket, po ia dilnin mirë pa demokracinë, ne kemi mësuar se çfarë lloj verërash na pëlqen të pimë, jemi të kujdesshëm për makinat dhe vendpushimet. Që nga rënia e Bashkimit Sovjetik, bizneset, markat, teknologjia, dhe partnerët e huaj kanë rritur punësimin, kanë zgjeruar kompetencat.

Ne jemi ende vetëm — politikisht dhe ushtarakisht — por në stilin e jetës, ne nuk jemi të ndryshëm nga perëndimorët. Me kalimin e viteve, McDonald’s është bërë, në sytë e rusëve simbolika e mbërritjes së botës perëndimore në BRSS. McDonald’s-i i parë në Rusi u hap në Moskë në janar 1990, më shumë se një vit përpara rënies së Bashkimit Sovjetik në dhjetor 1991. Kur McDonald’s u mbyll këtë javë, ai sinjalizoi fundin e Perëndimit në Rusinë autoritare.

Ditët e konsumit tonë të gëzuar global kishin mbaruar dhe kjo tregonte për periudhat e errëta. Sigurisht, krahasuar me tmerrin që po ndodh në Ukrainë, mbyllja e markave duket e parëndësishme. Ato janë thjesht simbole të kolapsit ekonomik në Rusi, të provokuar nga pushtimi — dhe sanksionet.

Të gjitha për shkak të autokratit Vladimir Putin. Në Rusi dhe më gjerë, sistemet ekonomike dhe sociale po shemben. Ndoshta me pak më shumë kohë, do të ishte rritur një brez që mund ta modernizonte seriozisht Rusinë, edhe përkundër pranisë së tepërt të shtetit. Tani, ky brez jo vetëm po largohet, por po ikën: në Tbilisi, Jerevan, Stamboll, Tel Aviv e gjetkë. Nuk është thjesht një ndjenjë se po vjen një papunësi e madhe, por ka një kthim pas të cilësisë së jetës.

Kush ka nevojë për McDonald’s kur me sa duket ne mund të ushqehemi me krenarinë tonë dhe madhështinë e rreme, me inflacion javor prej 2.2%. Në vitin 2014, kur Rusia aneksoi Krimenë, klasa e mesme humbi parmixhianon për shkak të kundërsanksioneve ruse. Por Rusia supozohet se u bë “përsëri e madhe”, sipas të kuptuarit të situatës nga Vladimir Putin dhe mendimit të shumicës së rusëve. Në vitin 2022, i ashtuquajturi “operacion ushtarak” i Rusisë në Ukrainë e ka shkëputur atë në hapësirën e dy javëve nga bota e qytetëruar.

*Andrei Kolesnikov është anëtar i lartë në Carnegie Endoëment for International Peace. Ai është autor i disa librave mbi historinë politike dhe sociale të Rusisë, duke përfshirë një biografi të reformatorit rus Yegor Gaidar.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bombardime të reja në Mykolaiv

Story i radhës

Ikën nga lufta, fëmijët ukrainas me kancer mbërrijnë në Spanjë për trajtim

Të fundit nga

ShkoLartë