Milan mori një fitore të rëndësishme ndaj Atalantës, me kuqezinjtë që shënuan me Leao dhe Theo Hernandez, me këtë të fundit që realizoi ndoshta dhe golin më të bukur në karrierë, pasi arriti të tunde rrjetën nga 70 metra largësi.
Pas ndeshjes, francezi u shpreh shumë i lumtur për fitoren e skuadrës së tij, ndërsa e cilësoi edhe goli më të bukur të jetës së tij.
“Unë bëj gjithçka për këtë ekip. Është një mbrëmje vërtetë e pabesueshme me tifozët tanë. Më pëlqen të luaj për Milanin.
“Goli? Dola përpara dhe i thashë vetes të shkoja deri në fund.
Shënova një gol të pabesueshëm. Merita i takon të gjithë ekipit dhe gjithashtu tifozëve. Është një mbrëmje e pabesueshme. Është goli më i rëndësishëm i jetës time”, përfundoi Theo.