Mbrojtësi i Bayern Munchenit, Lucas Hernandez, do të rinovojë me klubin gjerman, sipas raportimeve nga Kicker.
Kampionët e Gjermanisë e shohin francezin si pjesë të rëndësishme të boshtit të mbrojtjes.
Ai madje shihet si një figurë afatgjatë në mbrojtjen e bavarezëve bashkë me Matthijs de Ligtin dhe Dayot Upamecanon.