Hendbollistet e Samadrexhës vazhdojnë në Superligë

1 minut lexim

KHF Samadrexha do të paraqitet në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat) edhe në edicionin e ardhshëm.

Samadrexha të shtunën në ndeshjen e plejautit mposhti KEK-un me rezultatin 32:25.

Pas pjesës së parë rezultati ishte 13:11 për samadrexhaset.

Ndeshja u luajt në Istog.

Agnesa Surdulli ishte më efikasja me 8 gola, sa i kishte edhe Teuta Maloku. 5 i shënoi Donjeta Mehmeti.

Te KEK-u më efikasja ishte Denisa Feta me 8 gola. 4 i kishte Elona Grajçevci.

Samadrexha përfundoi edicionin në vendin e nëntë në Superligë dhe vazhdon në elitë. KEK-u ishte i dyti në Ligën e Parë, ku do të luaj edhe edicionin e ardhshëm.

Në elitë është promovuar Dukagjini. Kurse nga Superliga janë larguar Ulpiana, Vjosa dhe Drita.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Greqia heq paraqitjen e detyrueshme të certifikatave të vaksinimit anti-COVID

Story i radhës

Deputetja e PD-së e cilëson 30 prillin ditën më të bukur në historinë e partisë së cilës ajo i përket

Të fundit nga