Helmut Duckadam: Ishte një hakmarrje për atë që ndodhi në Kosovë! 

September 13, 2023
1 minut lexim

Rumania ka triumfuar me rezultat 2:0 ndaj Kosovës, në ndeshjen që u zhvillua në Arenën Kombëtare në Bukuresht, në kuadër të Grupin I të kualifikimeve për Euro 2024

Ndeshja u ndërpre në minutën e 17-të (për rreth një orë dhe rifilloi), për shkak të provokimeve të rënda nga tifozët rumunë sidomos kur u shfaq pankarta “Kosova është Serbi”. 

Ish – portieri rumun, Helmut Duckadam ka shprehur versionin e tij për atë që ndodhi në stadiumin e Bukureshtit.

“Mendoj se ishte një hakmarrje për atë që ndodhi në Kosovë në ndeshjen e turneut.

Ata u arrestuan.

Tifozi është një tifoz. Nuk e di nëse e kanë bërë me vetëdije.

E vura veten në situatën e tyre, në ndeshjen e turneut!

Nuk mendoj se ata e kanë pritur vendimin e arbitrit, as unë nuk e kam pritur!”, ka thënë Duckadam raporton media rumune “Digisport”.

Një deklaratë e pakuptueshme e Helmut Duckadam, për çfarë hakmarrje, kur dihet se Rumania ka kaluar për mrekulli në Kosovë.

Pas kaosit të krijuar në Arenën Kombëtare, Rumania rrezikon një gjobë deri në 100 mijë euro dhe mund të luajë dy ndeshje me dyer të mbyllura.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sherri gjatë ndeshjes Shqipëri-Poloni, policia procedon penalisht 6 persona

Story i radhës

Gaza, 4 palestinezë të vdekur nga një shpërthim pranë gardhit kufitar me Izraelin

Të fundit nga

ShkoLartë