Autoritetet e Komunës së Tetovës njoftuan se makinat e zjarrfikësve nuk do të jenë të mjaftueshëm për të shuar zjarrin dhe se helikopterët për çdo moment do të vijnë për të dalë në ndihmë për shuarjen e zjarrit.
“Nga sektori i arsimit është dhënë urdhër që nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme dhe të çerdheve të shkojnë në shtëpitë e tyre dhe të lirohen për shkak të ajrit të ndotur. Ata qytetare të cilët nuk kanë ndonjë punë të qëndrojnë brenda në shtëpi”, kanë thënë autoritetet e komunës së Tetovës. /SHENJA/