Hazizaj: Fëmijët shqiptarë po përballen me krimin monstruoz dhe një shoqëri pasive

February 24, 2022
min lexim

Sipas OBSH-së 1 miliard të rinj të moshës nga 2 deri në 17 vjeç kanë pësuar dhunë fizike, seksuale,psikologjike, verbale etj. Një shkak për ushtrimin e dhunës është bërë edhe pandemia.

 Altin Hazizaj drejtor CRCA-së na tregoi për emisionin “Jeto me orën” se kanë qenë shumë të shokuar kur kanë parë raportin e fëmijëve të dhunuar. Ai na tregoi gjithashtu se shteti nuk është i përgjegjshëm për ti mbrojtur këto fëmijë dhe gra të dhunuara.

Ne sot jetojmë në një komunitet ku gati gjysma e popullsisë janë gati ti pranojnë këto krime për faktin se nuk kanë mbrojtje nga shteti. Shqipëria renditet e fundit për ti thënë “jo”këtij krimi.

Mirgrit Vataj drejtuesi i linjës Alo 116  na tregoi se mënyra sesi sillet abuzuesit për të rekrutuar viktimat e tyre janë të tmerrshme. Shteti duhet të ndërgjegjësohet dhe ti japë fund këtij krimi që po ndodh thuajse çdo ditë.  Ne si qytetar duhet të ndërgjegjësohemi dhe ti raportojmë këto probleme dhe mos i konsiderojmë si diçka personale. Duke mos i denoncuar këto abuzues ne i ndihmojmë që të rekrutojnë viktima të tjera.

Sipas CRCA-së çdo fëmijë është ngacmuar seksualisht të paktën 1 herë në jetën e tyre. Fëmijët dhe gratë e abuzuara kanë frikë të raportojnë në polici sepse ndihen të kërcënuar nga abuzuesi i tyre. Të gjithë ne si shoqëri kemi një rol të rëndësishëm sepse me ngritjen e zërit mund ti zhdukim këto abuzues. Altin Hazizaj i bën thirrje shtetit që ti mbrojë këta fëmijë dhe ti bëjë të ndihen të sigurt prej tyre.

Në momentin që shteti i ofron ndihmën e tij këtyre viktimave që ka raste që nuk e kuptojnë se çfarë krimi kanë bërë abuzuesit e tyre. Gjykata në shumicën e rasteve nuk ia ngarkon fajin shtetit por viktimave dhe në këtë rast ai duhet ti dëmshpërblejë. Një fëmijë që është viktimë e këtij krimi duhet të ketë mbrojtje gjatë gjithë jetës së tij sepse atij fëmijë mund ti shkaktojë dëme të mëdha psikologjike. Ne jemi vendi i fundit në botë që i dëmshpërblen këto njerëz të abuzuar.

Altini u bëri një ftesë të hapur të gjithë deputetëve që të bëhen pararojë e këtyre fëmijëve. Në zonat rurale për shkak të paragjykimeve viktimat nuk i raportojnë rastet. Mësuesit, rojet e shkollave si dhe qytetarë të thjeshtë janë ato që i denoncojnë më shumë këto raste. Mirgiti u shpreh se rastet më shokuese për të janë rastet e dhunës seksuale brenda rrethit familjar.

Mësuesit e shkollave të ndryshme janë munduar që raste të ndryshme të dhunës ti mbajnë brenda mureve të shkollës po ka pasur raste kur edhe nuk ia kanë dalë dot. Shumica e fëmijëve nuk e kuptojnë se çfarë po ndodh me ta deri në momentin që përfundojnë të abuzuar sepse abuzuesit seksualë janë manipulues shumë të mirë dhe i mashtrojnë këta fëmijë me fjalë të ndryshme dhe rrjetet sociale ua bëjnë abuzuesve më të lehtë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gjimshiti shkëlqen edhe në Athinë, 92% të pasimeve të sakta

Story i radhës

Klienti në Obiliq e shau me nënë, kamerieri ia nguli thikën – flasin familjarët

Të fundit nga

Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më
ShkoLartë