haziri rezultatet e regjistrimit te popullsise do te jene shokuese 66447448668de

Haziri: Rezultatet e regjistrimit të popullsisë do të jenë shokuese

May 15, 2024
1 minut lexim

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri thotë se rezultatet e regjistrimit të popullsisë do të jenë “shokuese”.

Haziri tha të hënën në Frontal se shumë qytetarë janë larguar nga vendi dhe se kryeministri Albin Kurti “e ka shkaktu këtë dëshpërim të madh”.

“Sot është alarmante largimi i njerëzve. Regjistrimi i popullatës ka me qenë shokuese. 1.4 nga 1.8. Tani pritni kur del Qeveria thotë ‘kjo është lëvizje demografike në krejt regjionin, kroatët po shkojnë brenda në Evropë, evropianët po shkojnë në Amerikë e Kanada’. Po, mund të ketë lëvizje, por shqiptarët e Kosovës për shkak të shtetit më të mirë po lypin atdhe më të mirë”, tha Haziri.

“Albin Kurti është i pari që e ka shkaktu këtë dëshpërim të madh. Përpara ka pasë lëvizje për jetë më të mirë, për punë më të mirë, për kushte më të mira. Ka pasë edhe dëshpërime që janë përcjellë në faza të ndryshme, por kjo që është duke ndodhë sot është urgjente, që duhet me u ulë Qeveria e opozita me e diskutu, çka duhet të ndërmarrim ne brenda për me e përmirësu, pa i përmend zgjedhjet”, shtoi nënkryetari i LDK-së.

Ai tha se nuk duhet të flitet vetëm për veriun e Kosovës sepse “veriu është problem institucional, është problem i shtetit, nuk është problem i partive politike”.

Sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, deri më tani në Kosovë janë regjistruar mbi 1 milion e 420 mijë banorë.

Procesi i regjistrimit të popullsisë përfundon më të premten.

MARKETING

RENT A CAR

vazhdojne protestat ne gjeorgji kunder ligjit per agjentet e huaj 6644731db97d1
Story i mëparshëm

Vazhdojnë protestat në Gjeorgji kundër Ligjit për “agjentët e huaj”

nje pjese e cairit dhe aerodromit sot perkohesisht nuk do te kene rryme elektrike 6644744cb4a09
Story i radhës

Një pjesë e Çairit dhe Aerodromit sot përkohësisht nuk do të kenë rrymë elektrike

Të fundit nga

Sot riga shiu dhe shkarkime rrufesh

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. IHK njofton se vranësirat gjatë ditës parashihen të dendësohen duke krijuar kushte për riga
ShkoLartë