​Haziri: LDK është opsioni i vetëm për qeverisje të ardhshme

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka deklaruar se janë opsioni i vetëm për qeverisje. Ai ka thënë se nga zgjedhjet e përgjithshme të partisë pret që të dalin më të organizuar dhe fuqishëm.

Pas mbledhjes së organit më të lartë të partisë, Haziri ka shtuar se kanë vendosur për agjendën zgjedhore të LDK-së.

Haziri: LDK është opsioni i vetëm për një qeverisje të ardhshme

“Të dalim më të fuqishëm, më te strukturuar, më te mobilizuar, më të organizuar. Sepse kësaj qeverie dhe karshi kësaj qeverie dhe qeverisjes së dobët dhe jo kompetente, opsioni i vetëm për qytetarët ka mbetur LDK dhe rikthimi i LDK-së është në perspektivë, në pritje si opsion i vetëm. Ne po përgatitemi qe në këtë proces zgjedhor ta dëshmojmë që jemi opsioni i vetëm për një qeverisje të ardhshme, kurdo që vjen ajo. Sepse kjo qeveri krejt çfarë ka shkaktuar deri më sot është që ka shkaktuar pritje të mëdha dhe këto pritje të mëdha janë përkthyer në dëshpërim të madh”, ka deklaruar Haziri.

Sa i përket tensioneve në veri, Haziri u ka bërë thirrje qytetarëve të vendit që të mos bien pre e provokimeve, të cilat qëllim kanë destabilizimin e vendit.

Haziri: Të mos biem në bombat e kurdisura të atyre që e dëshirojnë destabilizimin

“Duhet të kujdesemi që të mos biem në bombat e kurdisura të atyre që e dëshirojnë destabilizimin e Kosovës. Nuk guxojmë në asnjë mënyrë që të biem në hendekun e tyre. Ne duhet të tregohemi të matur, të kujdesshëm edhe ndaj qytetarëve të pakicave atje, sepse ata janë të pafajshëm në atë mes. Elementet që organizojnë destabilizim dhe që burim kanë dikë jashtë Kosovës, janë me qëllime të këqija ndaj neve, por ne nuk guxojmë t’i absorbojmë ato por me durim, përkushtim edhe me një frymë bashkëpunimi dhe fqinjësie të mirë, të vazhdojmë t’i zgjedhim problemet kudo që janë ato“, ka shtuar ai.

Story i mëparshëm

Të dobësohesh duke ecur, si mund të humbasësh 8kg për një muaj

Story i radhës

Ministri serb i Mbrojtjes: Nuk përjashtojmë asnjë përgjigje adekuate të Serbisë

Të fundit nga