Të dobësohesh duke ecur, si mund të humbasësh 8kg për një muaj

Ecja mund të duket si një lëvizje normale, por mund të jetë shumë më e vlefshme dhe e shëndetshme nga sa e imagjinojmë, sidomos nëse duam të humbasim peshë. Në vijim ne do t’ju sugjerojmë një plan që mund të ndiqni për t’u dobësuar, me kusht që të jeni të shëndetshëm. Nëse vuani nga ndonjë aritmi apo probleme kardiake, duhet të konsultoheni paraprakisht me mjekun tuaj.

Nëse planin e mëposhtëm do ta ndiqni sipas skemës që do t’ju japim ne, në fund të muajit do ta shihni se keni për të humbur shumë kilogramë, me kusht që të mos e teproni në tavolinë. Fiziku juaj do të fitojë më tepër tonus muskular, ndërsa mendja juaj do të lërë mënjanë stresin dhe ankthin, duke ju dhënë një dozë maksimale relaksimi. Gjithashtu, do të mund të ulni edhe nivelet e kolesterolit, duke siguruar kështu mirëqenie të sistemit kardiovaskular.

Programi për të humbur 8 kg në një muaj:

Java e parë (4 shëtitje në javë) – Filloni me një shëtitje rreth 25 minuta dhe çdo herë shtojeni me 5 minuta, derisa të arrini 40 minuta. Në atë moment duhet të rrisni shpejtësinë e ecjes suaj. Mos ecni më me hap të ngadaltë, por kaloni në hapa më të shpejta.

Java e dytë (4 shëtitje në javë) – Ka ardhur momenti që t’i shtoni shëtitjes suaj tradicionale, interval me shpejtësi më të lartë për të djegur më tepër sheqer dhe yndyrna. Në fazat kur ecnit shpejtë, nisni të vraponi. Në ato kur ecnit normalisht, filloni të ecni më shpejt. Nisni me hap të lehtë dhe rriteni vazhdimisht shpejtësinë e lëvizjes suaj.

Java e tretë (4 shëtitje në javë) – Filloni me 10 minuta me hap të lehtë (faza e aktivizimit të muskujve), pastaj vazhdoni me 30 sekonda me hap shumë të shpejtë, më pas 90 sekonda me hap të lehtë. Përsëriteni këtë lloj ecjeje disa herë, derisa të lodheni.

Java e katërt ( 4 shëtitje në javë, nga të cilat 2 me pesha në duar) – Në dy nga shëtitjet e kësaj jave shtoni pesha në duart tuaja. Mund t’ju duket si një lojë fëmijësh, por pas disa minutash do ta kuptoni se do të lodheni më shpejt, shenjë kjo që tregon se organizmi juaj po përdor energji duke djegur sheqerin dhe yndyrat e grumbulluara në trupin tuaj. Bëni shëtitje rreth 30-40 minuta, duke i alternuar ditët me shëtitje, me ato pa shëtitje.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Melia Hotel në Gjirin e Lalzit/ Rama: Është më i bukur se projekti në 3D

Story i radhës

​Haziri: LDK është opsioni i vetëm për qeverisje të ardhshme

Të fundit nga