Haziri: Dialogu me politikën e Kurtit është në regres

March 18, 2023
1 minut lexim

Lutfi Haziri nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për dialogun Kosovë-Serbi ka thënë se politika e Kurtit është dy hapa mbrapa në zgjidhjen e problemeve dhe se dialogu sipas tij në këtë fazë ka regres.

Haziri i pyetur për pritshmëritë nga takimi në Ohër në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi ka thënë se është e vështirë të thuhet se çfarë po pritet për më tutje, pasi ende nuk dihet se do të formalizohet marrëveshja apo jo.

Tanimë këto bisedime janë fokusuar në aneks-dokumentin që pritet të bëhet pjesë integrale, hyn në fazë të re të implementimit të kësaj marrëveshjeje. Nëse ky implementim fillon nga neni 7, dhe obligimet që merr Kosova, sa i përket Asociacionit, aneks dokumenti parasheh se do të jetë e vështirë. Të shohim këtë fazë kur po pritet për më tutje se a do të formalizohet marrëveshja apo jo”, ka thënë Haziri.

Haziri për RTV Dukagjini ka thënë se qëndrimi i LDK-së për Planin Evropian është se ky plan ka disa probleme pasi nuk ka në qendër njohjen reciproke dhe sipas tij është marrëveshje e përkohshme.

Ka katër probleme kryesore, përveç që e kemi njohjen e ndërsjellë është edhe e marrëveshje e përkohshme. Statusi politik po ashtu është çështje që Serbia dhe Kosova janë dakorduar të mos e paragjykojnë”, ka vijuar Haziri.

Sipas tij, politika e kryeministrit Kurti në lidhje me dialogun është në regres.

Palët duhet ta miratojnë sipas procedurave të brendshme, regres i madh, politika e Kurtit është dy hapa mbrapa në zgjidhjen e problemeve”, ka thënë ai.

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Ambasadori gjerman: Me një rezultat ideal në dialog, të gjitha shtetet do e njohin pavarësinë e Kosovës

Story i radhës

Sytë nga Ohri/ Vijon takimi i përbashkët Kurti-Vuçiç me praninë e Borrell dhe Lajçak

Të fundit nga

Sërish lëkundje tërmeti në kryeqytet

Janë ndjerë sërish lëkundje sizmike në kryeqytet. Sipas raportimeve paraprake, magnituda ka qenë 3.4 ndërkohë që thellësia e epiqendrës është 5 km. Epiqendra e lëkundjeve sizmike raportohet të jetë në Nikël. Ndërkohë
sqmken
ShkoLartë