Ambasadori gjerman: Me një rezultat ideal në dialog, të gjitha shtetet do e njohin pavarësinë e Kosovës

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, i ka thënë Radios Evropa e Lirë më 15 mars se, nëse bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, që mbahen sot në Ohër, prodhojnë rezultat ideal, atëherë ai pret që pesë shtetet mosnjohëse të BE-së ta njohin pavarësinë e Kosovës.

Në intervistë, Rohde ka folur edhe për propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe ka thënë se njohja reciproke është kyçe në rrugën e këtyre vendeve drejt BE-së.

Kosova dhe Serbia janë të angazhuara në dialog për normalizimin e marrëdhënieve qysh nga viti 2011. Ato kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por shumica e tyre nuk janë zbatuar në terren.

Së voni, dy shtetet janë pajtuar në parim për një propozim të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve.

 

 

Për zbatimin e këtij propozimi, udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë po bisedojnë sot në Ohër.

Një nga nenet e tij kërkon nga të dyja vendet që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në 12 vjetët e fundit./REL/

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kapen me mbi 100 bimë kanabisi në një ‘shtëpi’ bari në Belgjikë, arrestohen gjashtë shqiptarë

Story i radhës

Haziri: Dialogu me politikën e Kurtit është në regres

Të fundit nga