Eden Hazard i cili është i grumbulluar më kombëtaren e Belgjikës për ndeshjet e fundit të Nations League, ka folur edhe për situatën që ai po kalon te Real Madridi.
Belgu ndër të tjera dhe se nuk është i kënaqur me minutat që ka marrë, ndaj dëshiron të luaj akoma edhe më shumë.
“Është një situatë delikate pasi dua të luaj më shumë. Ndihem mirë te Real Madridi, por e di se çka mund të bëj kur luaj”, tha fillimisht ai.
“Kisha momente të vështira kur luaja, por edhe kur nuk luaja”, përfundoi Hazard.
Sulmuesi më në fund duket se po qëndron i qetë nga dëmtimet dhe tanimë qëllimi është të ketë sa më shumë minuta me Real Madridin.