Hazard befason me deklaratën: Belgjika mund ta fitojë Botërorin nëse unë jam i mirë

Ylli i Real Madridit dhe Belgjikës, Eden Hazard ka dhënë një deklaratë interesante.

Hazard nuk po gjen vetën në formacionin e ‘Mbretërve’, por aty është për Belgjikën.

Së fundmi ai ka dhënë një deklaratë interesante, duke thënë se kombëtarja e tij mund të fitojë nëse ai është mirë.

“Gjithmonë kam thënë se sa më shumë ndeshje të luaj, aq më mirë do të jem. Belgjika mund ta fitojë Kupën e Botës nëse Eden është i mirë. Nëse jo, do të jetë më e vështirë”, ishin fjalët e Hazard.

Belgjika e nisi mirë Botërorin pasi në ndeshjen e parë mposhti 1:0 Kanadanë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Agnesa ndan momentin më të mirë në veturë

Story i radhës

Zelesnky: Përpjekjet vazhdojnë për të rivendosur furnizimin me energji elektrike pas sulmeve ruse

Të fundit nga

Shtanget Juventus

Manchester United ka hyrë në bisedime me mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot. Kontrata e lojtarit francez