Haxhiu vizitoi Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan

min lexim

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, vizitoi Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, ku aktualisht janë mbi 30 të burgosura që vuajnë dënimet për vepra të ndryshme penale. Haxhiu foli për ankesat e të privuarave nga liria, ndërsa paralajmëroi vizitë në qendrat e tjera korrektuese.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, të martën vizitoi Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan.Aty Haxhiu zgjodhi të shikonte një film bashkë me të burgosurat, që për temë kishte të drejtën e grave për të votuar.

Shfaqjen e filmit e mirëpritën të burgosurat, të cilat kanë një apel.

“Ke shumë motivues për femra se si duhet me i ndjek të drejtat e tyre. Jeta prapa grilave, nuk po them që është e lehtë, është e vështirë, por megjithatë është një obligim që duhet me përfunduar, edhe ky është qëllimi jonë, me përfundua obligimin të cilin e kemi ndaj shtetit. Nuk po di, ndoshta thirrje ju kisha bërë të gjithë të rinjve që në kohë të lirë, të merren sa ma tepër me aktivitete, në mënyrë që mos me pas shans me ba gabime të panevojshme”, thotë një e burgosur nga kjo qendër.

E vizita si kjo, Haxhiu ka paralajmëruar edhe nëpër qendrat e tjera korrektuese në vend, derisa nga kjo qendër foli për ankesat e të privuarave nga liria.

“vizita sot është ndër të parat që është bërë ndonjëherë në Republikën e Kosovës dhe sigurisht që ne do të vazhdojmë me aktivitete të tilla edhe në qendrat tjera. Gjatë vizitave që kemi pasur, kryesisht ndoshta 90% të ankesave lidhen me vendimet e gjykatave, mirëpo siç mund të jeni në dijeni, Ministria e Drejtësisë nuk ka të drejt të ndërhyjë në këto vendime sepse institucionet e drejtësisë janë të pavarura të marrin vendimet në raport me vendimet. Ka ankesa se janë dhënë dënime të larta ose ka ankesa të cilat deklarojnë se nuk ka prova për fajësinë e tyre, megjithatë nuk është kjo në kompetencën tonë”, tha Haxhiu.

Në këtë qendër korrektuese, aktualisht janë mbi 30 të burgosura që vuajnë dënimet për vepra të ndryshme penale.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vangjeli: Do të kemi dy PD në zgjedhjet lokale, Basha kërkon t’i thotë Berishës, se edhe ti je humbës njësoj si unë

Story i radhës

Horoskopi për ditën e sotme, 5 tetor 2022

Të fundit nga