Haxhiu: Për çdo admirim niveli i lartë i përgatitjes dhe disiplinës së Policisë së Kosovës

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka lavdëruar punën e Policisë së Kosovës duke komentuar zhvillimet e fundit në vend.

Haxhiu ka thënë se ata janë në krye të detyrës.Më tej, Haxhiu ka thënë se ata kanë mbështetjen të parezervë për veprimet e tyre në mbrojtjen e ligjit.

Këtu keni postimin e plotë:

Policia e Kosovës, si çdoherë në krye të detyrës, në mbrojtje të sovranitetit dhe në luftë ndaj bandave kriminale që organizohen nga Beogradi. Për çdo admirim niveli i lartë i përgatitjes dhe disiplinës së grave dhe burrave anëtarë të Policisë së Kosovës.

Mbështetje e parezervë për ta dhe veprimeve të tyre në mbrojtje të rendit e të ligjit në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e saj në Facebook. 

Story i mëparshëm

Sveçla publikon fotografitë e policit të plagosur në veri: Vuçiç po gënjen, tentuan t’i eliminojnë policët tanë

Story i radhës

Horoskopi ditor, e diel 11 dhjetor

Të fundit nga