haxhiu ne sofje kosova e meriton statusin e vendit kandidat jemi te gatshem per hapjen e negociatave per anetaresim ne be 6a298772c602a

Haxhiu në Sofje: Kosova e meriton statusin e vendit kandidat, jemi të gatshëm për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

June 10, 2026
1 minut lexim

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ishte pjesë e Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, që u mbajt në Sofje të Bullgarisë.

Përpara të pranishmëve, Haxhiu tha se bashkëpunimi rajonal ka vlerë vetëm kur është i barabartë.

“Riafirmova orientimin e qartë të Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe përkushtimin tonë për reforma, sundim të ligjit, zhvillim ekonomik dhe rritje të qëndrueshme. Kosova ka bërë përparim të matshëm në indekse ndërkombëtare dhe në procesin e integrimit evropian” shkroi Haxhiu.

Ajo gjithashtu bëri me dije se Kosova mbetet e përkushtuar të kontribuojë si shtet demokratik, konstruktiv dhe i rreshtuar qartë me Evropën.

Më e rëndësishmja, Haxhiu deklaroi se Kosova duhet të ecë drejt statusit të vendit kandidat dhe hapjes së negociatave të anëtarësimit.

Ky është postimi i plotë i saj:

Në 30-vjetorin e këtij procesi, theksova se bashkëpunimi rajonal ka vlerë vetëm kur është i barabartë, gjithëpërfshirës dhe i zbatueshëm në praktikë. Rajoni ynë ka nevojë për më shumë siguri, lidhshmëri më të mirë, më shumë mundësi për të rinjtë dhe një proces evropian që ecën përpara kur standardet përmbushen.

Riafirmova orientimin e qartë të Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe përkushtimin tonë për reforma, sundim të ligjit, zhvillim ekonomik dhe rritje të qëndrueshme. Kosova ka bërë përparim të matshëm në indekse ndërkombëtare dhe në procesin e integrimit evropian.

Ky përparim duhet të njihet. Pas më shumë se tre vjetësh nga aplikimi ynë, Kosova duhet të ecë drejt statusit të vendit kandidat dhe hapjes së negociatave të anëtarësimit.

Në samit u miratua edhe Deklarata e Sofjes, e cila riafirmon rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, sigurisë, lidhshmërisë, zhvillimit ekonomik dhe perspektivës evropiane të rajonit.

Nënvizova gjithashtu rëndësinë e integrimit ekonomik rajonal, projekteve infrastrukturore strategjike, zbatimit të marrëveshjeve ekzistuese dhe trajtimit të barabartë të të gjitha vendeve në organizatat rajonale.

Kosova mbetet e përkushtuar të kontribuojë si shtet demokratik, konstruktiv dhe i rreshtuar qartë me Evropën.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ademi nuk pranojme zgjidhje gjysmake kerkojme zbatim te plote te ligjit per gjuhet 6a2970ede07eb
Lajmi i mëparshëm

Ademi: Nuk pranojmë zgjidhje gjysmake, kërkojmë zbatim të plotë të ligjit për gjuhët

opozita tek ligjet shqetesim edhe ne ibar ministrja pas pune te lire 6a2987ef9c67f
Lajmi i radhës

Opozita tek Ligjet: Shqetësim edhe në Ibar. Ministrja: Pas pune të lirë

Të fundit nga

ShkoLartë