Haxhi 2022, BFI me njoftim për shtetasit e RMV-së

min lexim

Afron koha që besimtarët e fesë islame sipas mundësive ekonomike të kryejnë dhe kushtin e pestë të fesë islame, Haxhin.

Dhe për t’i njoftuar më konkretisht lidhur me ofertën e Haxhit për këtë vit, Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut ka publikuar një njoftim në rrjetin social Facebook.

Njoftimi nga BFI:

Rijaseti i BFI-së duke u bazuar në nenin 3 pika 17 të Kushtetutës së BFI-së, edhe këtë vit organizon udhëtim për kryerjen e Kushtit të pestë islam – Haxhit. Komisioni Qëndror i Haxhit 2022 pranë Rijasetit të BFI-së në RMV, në bazë të analizave të bëra, faktorëve, të cilët ndikojnë në çmimin e arazhmanit të Haxhit, vendosi me sa vijon:

– Çmimi i arazhmanit për kryerjen e Haxhit 1443 H – 2022, është 5.700,oo euro. Pagesa mund të bëhet edhe në kundërvlerë me valutat tjera, në bazë të kursit të mesem të Bankës Popullore të RМV në ditën e pagimit.

Në çmim përfshihen:

– Viza dalëse,

– Procedurat administrative për marrjen e vizës së haxhit,

– Vaksinimi dhe mbrojtja shëndetësore para, gjatë dhe pas udhëtimit, konform ligjeve për mbrojtje shëndetësore,

– Biletat dykahshe të aeroplanit si dhe transporti në Arabinë Saudite dhe vendet e shenjta.

– Qëndrimi në Hotele në Mekke dhe në Medine si dhe qëndrimi në tende në Arafat dhe Mina,

– Ushqimi (gjatë qëndrimit në hotele)

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

U dërguan për të vrarë Zelenskyn, grupi famëkeq “Wagner” pëson humbje të mëdha në Ukrainë

Story i radhës

Të arriturat e BDI-së nga këndi i bartësve të institucioneve

Të fundit nga