Hashimi dhe Isa na kanë gënjyer, ShBA nuk e kërkon asociacionin!

I dërguari i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak kanë nisur vizitën e tyre treditore në Kosovë. Rifillimi i dialogut, si dhe Asociacioni pritet të jenë dy çështjet që do të jenë në fokus të takimeve të dy emisarëve me krerët e shtetit dhe liderët politikë.

Pos këtyre qëllimi kryesor i vizitës është diskutimi i hapave të ardhshëm në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga BE-ja dhe i mbështetur nga SHBA.Mirëpo, kjo e fundit duket se ka krejtësisht qëndrim ndryshe nga ai i BE. Këtë gjë e deklaroi hiq më pak se ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili duke folur për asociacioni ka deklaruar se “ askush nuk është i interesuar për formimin e një “Republika Sërpska”. Për më tepër, ambasadori Hovenier deklaroi se ShBA respekton isnitucionet e vendit tonë për qëndirmet e tyre, ato e kanë fjalën e fundit për asociacionin.

Kështu që bien tezat propagandistike të sojit të Hashimit, Isës dhe të tjerëve që propagandonin se SHBA e kërkon asociacionin, për të justifikuar Marrëveshjen e Brukselit më 19 prill 2013. Në vitin 2015, palët kishin arritur edhe një marrëveshje për parimet e themelimit të këtij Asociacioni, megjithëse Gjykata Kushtetuese e rrëzoi këtë marrëveshje.

Askush më parë dhe më mirë se ambasadori Hovenier nuk e ka saktësuar qëndrimin e SHBA për Kosovën dhe në raport me Kosovën, si e vetmja mundësi që edhe Serbia të kuptojë se nuk ka asnjë mundësi që Kosova të ndahet. Këtë qëndrim të ShBA-së ta përsërit edhe ambasadori Eskobar, të cilin gjë edhe t’ia theksojë edhe BE-së e cila duhet të jetë në harmoni me qëndrimin e SHBA-së në raport me asociacionin. Derisa BE vazhdon të insistojë që të krijohet asociacioni, në anën tjetër SHBA respekton vendimin dhe fjalën e fundit të insitucioneve të vendit tonë, Kosova të jetë stoike në qëndrimet e saja që asociacioni mos të krijohet në asnjë mënyrë. ShBA është vend i lirisë, mendimit ndryshe, mbrojtjës së sovraniteti të cilin e ka njohur që nga 17 shkurti i 2008. Të gjtihë ata që kanë progandduar në emër të SHBA-së duke pasyqruar ndryshe qëndrimin e saj për interesa kretësisht perosnale, janë armiqtë e ShBA dhe të Kosovës. Kosova, ka insitucione të saja, ka një kryeminstër që nuk bën kompromis me sovranitetin dhe integritetin e saj, këtë gjë edhe e duan ShBA-të, të cilat janë miqtë tanë, vendi i lirisë dhe sovranitetit të njohur tanimë nga më shumë se 100 shtete. Ata që gënjenin në emër të ShBA-së sot nuk janë në pushtet, me kalimin e kohës po shohim dhe kuptojmë se nga kush jemi udhëhequr, fatmirësisht ajo epokë ka praruar.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

VMRO-DPMNE me nënkryetarë të rinj dhe anëtarë tjerë të Komitetit Ekzekutiv

Story i radhës

​Festivali i filmit suedez e vë audiencën nën hipnozë

Të fundit nga