Haradinaj shprehet i bindur: Kurti do ta nënshkruajë Asociacionin, por do t’ia ndryshojë emërtimin

1 minut lexim

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj mendon se kryeministri aktual, Albin Kurti do ta nënshkruajë Asociacionin.

Këto deklarime i bëri në një intervistë dhënë “Blic Interview”, teksa shtoi se përgjigja po ose jo për Asociacionin nuk është zgjidhje.

“Dalja, exiti për Kosovën dhe Kurtin nuk është të thuhet po ose jo në Asociacion, por të thuhet po për të finalizuar marrëveshjen, pra të shkohet në marrëveshje. Bindja ime është se për Kosovën është e papërballueshme ta trajtosh asociacionin vetëm si asociacion“, pohoi fillimisht ai.

Tutje, sipas të parit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, shefi i ekzekutivit do ta nënshkruajë Asociacionin, por do t’i vë një emërtim tjetër.

“Unë besoj se Kurti do ta nënshkruajë marrëveshjen Kosovë-Serbi, e cila ka brenda edhe Asociacionin, duke manovruar me gjuhën, duke e quajtur vetëqeverisje ose diçka ndryshe, por duke nënkuptuar një organizimin të komunave të pakicës serbe në Kosovën por brenda kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës”, tha ndër tjerash ish-kryeministri.

Story i mëparshëm

Mercenarët duan t’i vënë flakën Kosovës/ Lidhjet e bombave në veri të Kosovës, me incidentin në Shqipëri!

Story i radhës

Ura e xhamit e Kievit rihapet pas sulmit me raketa

Të fundit nga