haradinaj ngushellon per ndarjen nga jeta te sahit jasharit ishte nder nismetaret e luftes clirimtare 6a2b49758446d

Haradinaj ngushëllon për ndarjen nga jeta të Sahit Jasharit: Ishte ndër nismëtarët e luftës çlirimtare

June 12, 2026
1 minut lexim

Deputeti i AAK-së dhe një nga ish-komandantët e UÇK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë Sahit Jashari, të cilin e ka cilësuar si një nga nismëtarët e luftës çlirimtare dhe bashkëluftëtar të komandantit legjendar Adem Jashari dhe Hamza Jasharit.

Përmes një reagimi, Haradinaj tha se lajmi për vdekjen e Sahit Jasharit është i rëndë për bashkëluftëtarët, familjarët dhe të gjithë ata që patën rastin të bashkëveprojnë me të, që nga përpjekjet për liri e deri në procesin e shtetndërtimit.

“Sahit Jashari ishte ndër nismëtarët e luftës çlirimtare, bashkëluftëtar i komandantit legjendar Adem Jashari dhe Hamzës. Ndarja e tij nga jeta është lajm i rëndë për ne bashkëluftëtarët, për familjarët dhe për të gjithë ata që patën rastin të bashkëveprojnë me të, që nga përpjekjet tona për liri e deri në shtetndërtim”, ka shkruar Haradinaj.

Ai u ka shprehur ngushëllime familjes Jashari, bashkëluftëtarëve dhe miqve të të ndjerit.

“I përhershëm qoftë kujtimi për Sahit Jasharin! I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”, ka shkruar tutje Haradinaj.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kater shtetet qe sollen me se shumti turiste ne maqedonine e veriut 6a2b32ed59dc7
Lajmi i mëparshëm

Katër shtetet që sollën më së shumti turistë në Maqedoninë e Veriut

Të fundit nga

KQZ: Mbi 2,300 vendvotime të procesuara

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përditësuar rezultatet e rinumërimit të votave në Kosovë, ku janë procesuar 2,347 nga gjithsej 2,498 vendvotime, që përbën 93.96% të totalit. Përditësimi është bërë më 11.06.2026
ShkoLartë