30 deputete te legjislatures se kaluar pritet te mbeten jashte kuvendit 6a2b9ddb6826d

30 deputetë të legjislaturës së kaluar pritet të mbeten jashtë Kuvendit

June 12, 2026
1 minut lexim

30 deputetë të legjislaturës së kaluar që zgjati vetëm dy muaj e gjysmë, nuk pritet të jenë pjesë e përbërjes së re të Kuvendit.

Nga numërimi i mbi 90 për qind të votave për kandidatët për deputetë, rezulton që 23 ish-deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje që kanë qenë në garë edhe në zgjedhjet e 7 qershorit, nuk kanë arritur të sigurojnë edhe një mandat të ri.

Vota të mjaftueshme për të qenë sërish në Kuvend nuk arritën të marrin as tre ish-deputetë të PDK-së, një e LDK-së dhe 3 nga Lista Serbe.

Bazuar në rezultatin aktual, jashtë Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje kanë mbetur: Fatmire Kollçaku-Mullhaxha, Naim Bardiqi, Fjolla Ujkani, Ejup Ahmeti, Fitim Haziri, Vigan Qorrolli, Ilir Qeriqi, Salih Zyba, Drita Pajaziti, Arsim Demi, Agon Batusha, Luan Aliu, Egzon Azemi, Shqipe Isufi, Fahrush Rexhepi, Arjeta Rexhyepi, Avdullah Klinaku, Mytaher Haskuka, Bylbyl Sokoli, Bajram Mavriqi, Rozeta Hajdari, Fatos Geci e Enver Dugolli.

Nga PDK-ja vota për t’u bërë sërish deputetë nuk siguruan Ariana Musliu-Shoshi, Arbnore Salihu dhe Nait Hasani.

Ndërkaq, ish-deputetja Adelina Thaqi-Meta është e vetmja nga Lidhja Demokratike që nuk arriti të marrë vota për t’u kthyer edhe njëherë në Kuvend, përkundër që partia e saj rriti numrin e mandateve për 5 sosh.

E jashtë Kuvendit nga Lista Serbe mbetën Milan Kostiq, Verica Cerniq dhe Nemanja Bisevac.
Bazuar në rezultatet preliminare, Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 48 ulëse në Kuvend, PDK-ja 24, LDK-ja 20 dhe AAK-ja 8.

Në përbërjen e re pritet të jenë 29 gra pa ndihmën e kuotës gjinore, ndërsa 3 të tjera mund të hyjnë përmes kuotës.

Kuota gjinore do t’i lërë pa ulëse disa kandidatë burra në PDK dhe AAK.

Në LVV, 16 gra kanë fituar ulëse pa pasur nevojë për kuotë gjinore, në PDK, mandatet i kanë siguruar 5 gra nga 7 sa duhet t’i ketë kjo parti. 

Në LDK grave u takojnë 6 ulëse, por 7 gra që ishin në listë kanë siguruar vendin në Kuvend pa ndihmën e kuotës.

E në AAK, për t’ia liruar vendin Albana Bytyqit do të mbetet pa mandat Agim Çeku.

Ardian Gjini dhe Daut Haradinaj kanë paralajmëruar se do të lirojnë vendin për kolegët e tyre. Nëse ata tërhiqen, në Kuvend mund të hyjnë Agim Çeku dhe Arbër Tolaj.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

haradinaj ngushellon per ndarjen nga jeta te sahit jasharit ishte nder nismetaret e luftes clirimtare 6a2b49758446d
Lajmi i mëparshëm

Haradinaj ngushëllon për ndarjen nga jeta të Sahit Jasharit: Ishte ndër nismëtarët e luftës çlirimtare

ekspertet amerikane boshti rusi kine iran paraqet sfide te madhe 6a2b9eb12765a
Lajmi i radhës

Ekspertët amerikanë: Boshti Rusi-Kinë-Iran paraqet sfidë të madhe

Të fundit nga

ShkoLartë