​Haradinaj: Lum Atdheu që kishte burra që i dolën zot në kohët më të vështira

1 minut lexim

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka vizituar familjen Krasniqi në Grabanicë të Klinës me rastin e Ditës së Dëshmorit.

Me këtë rast, Haradinaj ka ndarë edhe medalje “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”.

“Në Ditën e Veteranit, kam vizituar familjen atdhetare Krasniqi në Grabanicë të Klinës, e cila dha kontribut të pashoq gjatë luftës. Me këtë rast, kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”, për Rifat Krasniqin dhe Post Mortem për Arben dhe Shaqir Krasniqi, për kontribut të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare”, ka njoftuar Haradinaj përmes një postimi në Facebook.

Ai ka thënë lum Atdheu që kishte të tillë burra që i dolën zot në ditët më të vështira.

“Lum Atdheu që kishte burra të tillë, që i dolën zot në ditët më të vështira të historisë. Familjen Krasniqi, e falënderoj për mikpritjen. U bashkofshim përherë në gëzime!”, ka përfunduar Haradinaj.

Story i mëparshëm

Kurti: Nuk ka garanci për themelimin e Asociacionit

Story i radhës

Situata energjetike stabilizohet në Kiev

Të fundit nga