haradinaj kurti po i kerkon te gjitha pozitat per vete synon ta poshteroje opoziten 6a730712bc7ca

Haradinaj: Kurti po i kërkon të gjitha pozitat për vete, synon ta poshtërojë opozitën

August 5, 2026
1 minut lexim

Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se rezultati i zgjedhjeve nuk i ka dhënë shumicën e nevojshme partisë fituese për të qeverisur e vetme dhe se, sipas tij, kërkohet bashkëvendimmarrje mes subjekteve politike.

Në një deklarim për mediat, Haradinaj ka thënë se deri tani, nga ana e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, nuk është ofruar një qasje për ndarje të vendimmarrjes, por vetëm mundësi për opozitën që të marrë pjesë në pushtet.

“Situata është si vijon: qytetari ka votuar, populli ka votuar. Sot jemi deputetë të zgjedhur dhe ky rezultat kërkon bashkëvendimmarrje, ose vendimmarrje të përbashkët. Qytetari nuk i ka dhënë shumicë të duhur partisë fituese”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka vlerësuar se njëri nga dy postet kryesore të shtetit, posti i kryeministrit dhe ai i presidentit, duhet t’i takojë opozitës, duke u bazuar në rezultatin zgjedhor.

“Posti i kryeministrit është posti kryesor sepse udhëheq qeverinë, dhe presidenti është njëri nga dy postet kryesore. Njëri nga këto dy poste, në bazë të rezultatit, i takon opozitës. Ai që ka fituar zgjedhjet, nëse ka logjikë demokratike, e lexon kështu rezultatin. Nëse ka logjikë regjimi, siç po ndodh me Kurtin, ai nuk dëshiron vendimmarrje të përbashkët”, është shprehur Haradinaj.

Sipas tij, Kurti po kërkon t’i mbajë të gjitha pozitat kryesore dhe po e trajton opozitën vetëm si pjesëmarrëse në ekzekutiv.

Ai ka theksuar se opozita mund të ndihmojë në krijimin e institucioneve, por jo vetëm duke marrë pjesë në qeveri.

“Nuk mendoj që opozita e ndihmon Kosovën duke u bërë pjesë e qeverisë Kurti vetëm për përfitime të pushtetit, opozita mund të ndihmojë Kosovën duke u bërë pjesë e vendimmarrjes. Aleanca nuk synon veç përfitime të pushtetit, por nëse kemi rol me ndihmu Kosovën, atëherë po”.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vmro nga projektet me te rendesishme riaktivizimi i naftesjellesit selanik shkup 6a72f092a55b6
Lajmi i mëparshëm

VMRO: Nga projektet më të rëndësishme, riaktivizimi i naftësjellësit Selanik-Shkup

avioni i pare zjarrfikes nis aktivitetin rama force e shtuar e ketij gushti sfidues 6a7307916ee56
Lajmi i radhës

“Avioni i parë zjarrfikës nis aktivitetin”, Rama: Forcë e shtuar e këtij gushti sfidues

Të fundit nga

ShkoLartë