haradinaj flet per letren e kurtit per

Haradinaj flet për letrën e Kurtit për Abdixhikun

May 5, 2025
1 minut lexim

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se kryetari i LVV-së, Albin Kurti “do ta jepte një shenjë të mirë” sikur ta gjente një kandidat për kryetar të Kuvendit të cilin do të mund ta votonte LDK-ja, PDK-ja, apo partia e tij.

Ai tha se zgjidhja e vetme për të dalë nga kjo krizë, është një kandidat unifikues.

“Si fillim Kurti do ta jepte një shenjë të mirë që e ka ndërmend që të ecë përpara, duke gjetur një kandidat që LDK-ja mund ta votojë, PDK-ja ose ne”, tha Haradinaj, ndërsa komentoi letrën që Kurti ia dërgoi sot kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, duke i kërkuar koalicion.

Haradinaj tha se kjo “është dashur menjëherë pas zgjedhjeve, jo të priten 90 ditë”.

“Është situatë e rëndë në Kosovë, po i harrojmë temat e tjera, rritja e çmimit të energjisë është bërë e rëndë për prodhuesit dhe ne jemi vend që importojmë shumë. Kanë me pas zor me i mbajt punëtorët, jemi duke humbur kohë, duhet të kujdeset dikush për ta”, tha Haradinaj.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

u ekstradua nga dubai gjkko merr vendimin per florenc capjan te denuar me burgim te perjetshem 68187e123b81e
Story i mëparshëm

U ekstradua nga Dubai, GJKKO merr vendimin për Florenc Çapjan, të dënuar me burgim të përjetshëm

apple do te ndryshoje axhenden e lancimeve te iphone 68188a3c304c2
Story i radhës

Apple do të ndryshojë axhendën e lançimeve të iPhone

Të fundit nga

Fitore e madhe për Aston Villën

Aston Villa ka arkëtuar tri pikë tejet të rëndësishme në garën për të siguruar një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm. Aston Villa mundi Tottenhamin, me rezultat
ShkoLartë