haradinaj anetaresimi i kosoves ne nato eshte i rendesishem per sigurine ne vend dhe ne rajon 6b0972e1cb616

Haradinaj: Anëtarësimi i Kosovës në NATO është i rëndësishëm për sigurinë në vend dhe në rajon

November 27, 2026
1 minut lexim

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës me rastin e “Ditës së Forcës”, duke theksuar rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO për sigurinë në vend, në rajon dhe për paqen në botë.

Në një postim, Haradinaj ka vlerësuar përkushtimin dhe vendosmërinë e ushtarëve të FSK-së, të cilët, sipas tij, janë në ballë të mbrojtjes së lirisë dhe ruajtjes së paqes.

“Dyert e hapura sot në FSK mundësojnë të kuptojmë më shumë për jetën ushtarake dhe sukseset e vajzave dhe djemve, ndër më të mirët e atdheut, të cilët me përkushtim dhe vendosmëri janë në ballë të mbrojtjes së lirisë së fituar me gjak dhe sakrificë dhe të ruajtjes së paqes”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka përfunduar mesazhin me urimin: “Urime ‘Dita e Forcës’, Kosovë!”

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vlen edhe tirana e konfirmon gjuha shqipe po avancon propaganda e bdi se mbetet pa treg 6b0962307e83e
Lajmi i mëparshëm

VLEN: Edhe Tirana e konfirmon: gjuha shqipe po avancon, propaganda e BDI-së mbetet pa treg

bardhi dhe balliu mund te rikthehen ne kuvend gjykata administrative anulon perjashtimin 60 ditor 6b09733c172fb
Lajmi i radhës

Bardhi dhe Balliu mund të rikthehen në Kuvend, Gjykata Administrative anulon përjashtimin 60-ditor

Të fundit nga

ShkoLartë