hapet sezoni dimeror ne kodren e diellit drejtori aliji nga dita e pare fluks i madh i turisteve 696399b940d8d

Hapet sezoni dimëror në Kodrën e Diellit, drejtori Aliji: Nga dita e parë fluks i madh i turistëve

January 11, 2026
1 minut lexim

Tetovë, 11 janar – Sot është bërë hapja zyrtare e sezonit dimëror në Kodrën e Diellit. Të gjitha skiliftet janë funksionale, me përjashtim të skiliftit të Çaripashinës, i cili nuk ka funksionuar për shkak të erërave të forta.

Drejtori i qendrës, Gani Aliji, është shprehur optimist për mbarëvajtjen e sezonit, duke theksuar se ka pasur vizitorë që në ditën e parë të hapjes dhe se pret që fluksi të vazhdojë edhe në ditët në vijim, përcjell TS.

Nga ana tjetër, problemi kryesor vazhdon të mbetet parkingu, për shkak të fluksit të madh të veturave.

Ndërkohë, kryeministri Hristjan Hristijan Mickoski ka deklaruar se qeveria është në bisedime me një investitor të fuqishëm, i cili pritet të investojë në zhvillimin dhe modernizimin e Kodrës e Diellit, duke ofruar shpresë për zgjidhje afatgjata të problemeve ekzistuese.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

e mbani mend ish aktori i high school musical bie ne pranga ja akuza 696394f32f408
Lajmi i mëparshëm

E mbani mend? Ish-aktori i “High School Musical” bie në pranga, ja akuza

drejtesia nuk eshte e paanshme dhe as cilesore berisha i pergjigjet rames i quan injorante prokuroret e gjyqtaret duhet te ngrihemi 6963a796c422d
Lajmi i radhës

“Drejtësia nuk është e paanshme dhe as cilësore”, Berisha i përgjigjet Ramës: I quan injorantë prokurorët e gjyqtarët, duhet të ngrihemi

Të fundit nga

ShkoLartë