Hapet në Izmir panairi i teknologjisë TEKNOFEST

1 minut lexim

Panairi i aviacionit dhe teknologjisë TEKNOFEST është hapur sot në qytetin turk të Izmirit, raporton Anadolu.

Panairi organizohet nga Fondacioni Turk i Teknologjisë (T3) dhe Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë.

Këtë vit TEKNOFEST mbahet për herë të tretë në Izmir. Panairi i aviacionit dhe teknologjisë në aeroportin Çiğli do të zgjasë deri më 1 tetor.

Panairi i teknologjisë po mbahet me pjesëmarrjen e 121 institucioneve, mes tyre ministri, kompani private dhe institucione akademike.

Gjatë panairit do të performojë në qiell ekipi aerobatik i Forcave Ajrore Turke, i njohur si “Yjet Turke”.

Në kuadër të panairit do të ekspozohen edhe Bayraktar TB2, Bayraktar TB3, droni luftarak Bayraktar AKINCI dhe helikopteri ushtarak turk ATAK.

TEKNOFEST u mbajt për herë të parë në vitin 2018. Anadolu Agency është partneri global i komunikimit i panairit të teknologjisë TEKNOFEST.





Story i mëparshëm

Therret për vdekje një 15-vjeçare në Croydon të Anglisë

Story i radhës

Shoqata “Sadakataşı” shpërndan ndihma të ndryshme për nevojtarët në Jemen

Të fundit nga