Një vajzë 15-vjeçare është vrarë me thikë në Croydon, ka thënë Policia Metropolitane.
Oficerët u thirrën në Wellesley Road, në jug të Londrës, rreth orës 8:30 të mëngjesit të sotëm dhe ajo vdiq në vendngjarje pak pas orës 9:20 të mëngjesit.
Policia lokale sipas Skynews, konfirmoi një arrestim pasi një adoleshent u gjurmua në lidhje me therjen me thikë.
Kryeinspektori Andy Brittain tha se “Në këtë fazë të hershme ne besojmë se ai mund ta ketë njohur atë”.
Burimi: GAZETA.MK