Hapet Fushata Vetëdijesuese kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore në Istog

October 18, 2024
1 minut lexim

Sot në Istog është hapur Fushata Vetëdijesuese kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, organizuar nga Zyrtarja për Mbrojtje të Fëmijëve dhe Riintegrim në kuadër të Sektorit për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitete.

Qëllimi kryesor është të rritet vetëdija për rëndësinë e identifikimit të hershëm të viktimave të mundshme të trafikimit, për faktorët dhe pasojat që kjo dukuri ka, si dhe për referimin e rasteve tek institucionet përkatëse.

Në postimin e ndarë në Facebook, Komuna e Istogut ka bërë të ditur se kjo fushtaë ka qëllim edukimin dhe vetëdijësimit e popullit ndaj fenomeneve te këtilla.

Fushata Vetëdijesuese kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore” ka për qëllim jo vetëm edukimin, por edhe vetëdijesimin e popullatës së gjerë për të vepruar në kohë kundër këtij fenomeni”, kanë shkruar ndër të tjera.

Kjo fushatë, e cila është zhvilluar me nxënësit e klasave VII, VIII dhe IX të FSHMU “Bajram Curri”, synon parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore, një nga format më të rënda të shkeljes së të drejtave të njeriut.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Haddad: Franca vend mik i Kosovës, do të mbështesim zhvillimin ekonomik të rajonit, reformat dhe dialogun me Serbinë

Story i radhës

BDI: VLEN pa hezitim po rrënon gjithçka që është arritur me mund në Shëndetësi

Të fundit nga

ShkoLartë