Hansi Flick kalon rekordin e Guardiolas

1 minut lexim

Hansi Flick është historia te Barcelona.

Katalanasit arritën një fitore komode kundër Getafes, duke ruajtur kështu ritmin e tyre perfekt në kampionat me 7 fitore në 7 ndeshje.

Ky sukses i fundit është edhe tejkalimi i rekordit të Barcelonës së Pep Guardiolas dhe Tito Vilanovas.

Në 2009 me Guardiolan, Barcelona fitoi 6 ndeshjet e para më 17 gola të shënuar dhe 3 të pësuar, dukje barazuar në ndeshjen e 7.

Tre vjet më pas në 2012 nën drejtimin e Vilanova, sërish 6 fitore radhazi, sërish më 17 gola të shënuar, por 5 të pësuar.

Flick arriti rekordin e Valverde në 2017. Tashmë gjermani është vetëm një hap larg ‘El Tata’ Martino, i cili mban rekordin për startin më të mirë të ligës në historinë e Barcelonës me 8 fitore rresht të vendosur në 2013.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Selimi kritikon ashpër diplomacinë

Story i radhës

Bushati reagon për dënimin me burg të Salianjit: Ky është fundi!

Të fundit nga