Në kuadër të fushatës globale “16 Ditë Aktivizëm kundër Dhunës në Baza Gjinore”, e cila ka nisur me datë 25 nëntor 2024, dhe përfundon sot, në hapësirat e Qendrës Kryesore të Mjeksisë 1 në Gjakovë, është mbajtur një sesion informues mbi procedurat standarde kundër dhunës në familje.
Ky sesion në të cilin morën pjesë shumë mjek, dhe staf tjetër shëndetësor u organizua nga nga Handikos në Gjakovë në kuadër të Mekanizmit Komunal kundër dhunës, në bashkëpunim me QKMF-në dhe ZKKK-në Gjakovë, me mbështetje financiare nga Zyra Komunale për Komunitete dhe Kthim – ZKKK Gjakovë.
Në këtë sesion informues, i cili kishte rëndësi të veçantë pasi diskutohet për një temë e cila është mjaft e ndjeshme për shoqërinë tonë, u diskutua gjithashtu edhe rëndësia dhe roli që ka adresimi i dhunës në familje në institucionet përkatëse, në mënyrë që të ndërmerren edhe hapa për parandalimin e dhunës.
Ndër të tjera, ky sesion informues shërbeu si platformë për shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional për të ndihmuar viktimat dhe për të parandaluar rastet e dhunës.
Burimi: botasot.info