hamza prezanton zotimin e trete sigurime shendetesore barna falas sherbime cilesore 6a1ea714b50b4

Hamza prezanton zotimin e tretë: Sigurime shëndetësore, barna falas, shërbime cilësore

June 2, 2026
min lexim

Kryetari dhe kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka prezantuar zotimin e tretë të programit të tij qeverisës që është ofrimi i shërbimeve cilësore shëndetësore.

Hamza, në një konferencë për media, tha se kudo në Kosovë ka takuar mijëra qytetarë që janë lodhur nga pasiguria, sistemi i dobët shëndetësor dhe kostoja e lartë e mjekimit.

“Një pensionist pyet veten nëse do t’i blejë ilaçet me dozat e mjaftueshme apo do ta paguajë faturën e energjisë. Një prind pret me muaj për një termin specialistik. Një pacient detyrohet të kërkojë trajtim jashtë vendit, sepse nuk e gjen këtu. Kjo nuk është normale. Dhe kjo duhet të ndryshojë. Prandaj sot kam kënaqësinë të prezantoj zotimin tonë të tretë: Shëndetësi cilësore, me shërbime më të shpejta dhe të qasshme për të gjithë. Sepse shëndeti nuk është privilegj. Është e drejtë. Dhe sepse një shtet matet jo nga premtimet që bën, por nga kujdesi që tregon për qytetarët e tij kur ata kanë më së shumti nevojë”, tha Hamza.

Lideri i PDK-së u zotua që Qeveria e udhëhequr nga ai do të zbatojë sigurimet shëndetësore, do të sigurojë furnizim të rregullt me barna esenciale dhe barna falas për pacientët me sëmundje kronike, do të krijojë Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, do ta modernizojë QKUK-në dhe do ta ndërtojë Spitalin Rajonal të Prishtinës.

“Do të zbatojmë Programin Kombëtar për Kancerin, me diagnostikim të hershëm, skrining dhe trajtim sipas standardeve evropiane. Do ta afrojmë shëndetësinë te qytetari përmes mjekësisë mobile, veçanërisht në zonat rurale dhe të largëta. Do të krijojmë qendra moderne rehabilitimi dhe kujdesi të specializuar për pacientët që kanë nevojë për trajtim afatgjatë. Do të themelojmë Qendrën Kombëtare për Trajtimin e Varësive, për të ndihmuar njerëzit dhe familjet që sot përballen me këtë problem. Do të mbështesim prodhimin vendor farmaceutik, për më shumë siguri në furnizim dhe më shumë vende pune. Do ta digjitalizojmë sistemin shëndetësor, me dosje elektronike, termine online dhe shërbime më të shpejta për qytetarët”, ka shtuar Hamza.

Kreu i PDK-së ftoi qytetarët që më 7 qershor ta votojnë numrin 125 për t’i thënë STOP krizës në çdo sektor.

“Shëndetësia nuk është shpenzim. Shëndetësia është investim. Investim në jetën e njerëzve. Investim në dinjitet. Investim në të ardhmen e Kosovës. Sepse, siç kam dëshirë ta them unë: shëndetësia, mbi të gjitha, është edhe ekonomi. Sepse një popull i shëndoshë, është një ekonomi e shëndoshë. Më 7 qershor, bashkë do t’i themi STOP krizës. Dhe bashkë do ta ndryshojmë Kosovën”, u shpreh Hamza.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

netanyahu izraeli do te vazhdoje te sulmoje libanin jugor 6a1ea285d7c06
Lajmi i mëparshëm

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të sulmojë Libanin jugor

meta mberrin ne skrapar per ceremonine e percjelljes se te atit drejt baneses se fundit 6a1ea7915acb8
Lajmi i radhës

Meta mbërrin në Skrapar për ceremoninë e përcjelljes së të atit drejt banesës së fundit

Të fundit nga

ShkoLartë