hamza 16 shtatori duhet te sjelle drejtesi dhe kthimin e ish krereve te uck se 6a81f81415bb8

Hamza: 16 shtatori duhet të sjellë drejtësi dhe kthimin e ish-krerëve të UÇK-së

August 16, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke theksuar se kanë mbetur edhe 30 ditë deri në datën 16 shtator, kur pritet të shpallet aktgjykimi.

Hamza ka deklaruar se kjo datë duhet të shënojë përfundimin e një periudhe gjashtëvjeçare të paraburgimit për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

“Sot na ndajnë 30 ditë nga 16 shtatori, dita kur do të marrë fund procesi gjashtëvjeçar i padrejtë, që i ka mbajtur Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin të izoluar në Hagë”, ka shkruar Hamza.

Kreu i PDK-së ka përmendur kohën e gjatë që, sipas tij, ish-krerët e UÇK-së e kanë kaluar në paraburgim, larg familjeve dhe Kosovës.

“Gjashtë vite paraburgim. Gjashtë vite larg familjeve dhe Kosovës. Gjashtë vite përballje me paragjykime, tendenca, narrativa politike, shkelje të të drejtave dhe padrejtësi të shumta”, ka deklaruar ai.

Hamza ka bërë të ditur se qëndrimi i tij dhe i Partisë Demokratike të Kosovës lidhur me rastin mbetet i pandryshuar, duke kërkuar drejtësi dhe lirimin e katër ish-udhëheqësve të UÇK-së.

“Pritshmëritë dhe kërkesat tona janë të qarta: drejtësi dhe lirim”, ka thënë Hamza.

Ai ka vlerësuar se 16 shtatori duhet të shënojë mbylljen e këtij kapitulli dhe kthimin e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit në Kosovë.

“Pas gjashtë vitesh, 16 shtatori duhet të jetë dita kur mbyllet ky kapitull i dhimbshëm për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin tonë. Duhet të jetë dita kur katër ish-udhëheqësit e UÇK-së kthehen në shtëpi”, ka shkruar ai.

Në përmbyllje të reagimit, Hamza ka përsëritur pritjen për vendimin e gjykatës, duke e lidhur atë me kërkesën për drejtësi.

“Presim edhe 30 ditë. Presim drejtësi”, ka përfunduar Hamza.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

e di qe kam bere gabime influencerja emilie kiser kerkon falje pas kritikave per djalin pa jelek shpetimi ne varke 6a81dd9b690ad
Lajmi i mëparshëm

“E di që kam bërë gabime”, influencerja Emilie Kiser kërkon falje pas kritikave për djalin pa jelek shpëtimi në varkë

gjendet i pajete 69 vjecari ne mallkeq te vlores dyshohet se u vetevra me arme zjarri 6a81f88f723e2
Lajmi i radhës

Gjendet i pajetë 69-vjeçari në Mallkeq të Vlorës, dyshohet se u vetëvra me armë zjarri!

Të fundit nga

Tetovë, emërtimi i rrugëve drejt fundit

Pas vitesh zvarritje, procesi për emërtimin e rrugëve në Tetovë po hyn në fazën përfundimtare. Janë miratuar edhe 145 emra të rinj, duke e çuar në 222 numrin e emrave të miratuar
ShkoLartë