e di qe kam bere gabime influencerja emilie kiser kerkon falje pas kritikave per djalin pa jelek shpetimi ne varke 6a81dd9b690ad

“E di që kam bërë gabime”, influencerja Emilie Kiser kërkon falje pas kritikave për djalin pa jelek shpëtimi në varkë

August 16, 2026
1 minut lexim

Influencuesja amerikane, Emilie Kiser, është rikthyer në rrjetet sociale me një video emocionale 13-minutëshe, ku kërkoi falje pasi djali i saj 16-muajsh, Teddy, u filmua në një varkë pa jelek shpëtimi gjatë një udhëtimi në Mallorca.

Kjo shkaktoi reagime të shumta, sidomos për shkak se familja e saj kishte humbur djalin tjetër, Trigg, vetëm 3 vjeç, në një incident mbytjeje në pishinën e shtëpisë së tyre në vitin 2025.

Emilie pranoi se Teddy duhej ta kishte mbajtur jelekun gjatë gjithë kohës dhe tha se heqja e tij ishte ‘thjesht një gabim’, ndërsa kërkoi falje.

Ajo shpjegoi se Teddy ishte bërë nervoz në varkë dhe ata vendosën t’ia hiqnin për disa momente për ta qetësuar, por më vonë kuptuan se ky nuk ishte një justifikim dhe se diçka e rrezikshme mund të kishte ndodhur në çdo moment.

Emilie theksoi se siguria e fëmijëve të saj nuk është vënë kurrë në plan të dytë për arsye estetike.

Ajo konfirmoi gjithashtu se Teddy ka ndjekur mësime për sigurinë në ujë dhe se familja ka vendosur një rrethojë rreth pishinës prej më shumë se një viti.

Në një moment emocional, theksoi se familja e saj nuk ka notuar dhe nuk do të notojë në pishinën ku u mbyt Trigg.

Ajo premtoi se do të vazhdojë të flasë për sigurinë në ujë dhe të mësojë nga gabimet e saj.

Kiser tha se e kupton zemërimin e publikut, por pranoi se është lodhur nga spekulimet dhe nga ndjenja se njerëzit presin gjithmonë më të keqen prej saj.

Shtoi po ashtu se nuk ka pasur kurrë qëllime të këqija dhe se po përpiqet të bëjë më të mirën për familjen e saj. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zjarr masiv ne belgjike flaket afrohen drejt kufirit me gjermanine 6a81dcd3e442e
Lajmi i mëparshëm

Zjarr masiv në Belgjikë, flakët afrohen drejt kufirit me Gjermaninë

Të fundit nga

Bullgaria ktheu 11.6 ton speca përcjell

Autoritetet bullgare kanë kthyer një ngarkesë prej 11.6 tonësh speca të freskët në Maqedoni, pasi testet laboratorike treguan praninë e pesticidit formetanat mbi nivelin e lejuar. Ngarkesa nuk u lëshua për shitje
ShkoLartë