Profesori universitar, Muhamet Hamiti ka goditur kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për ngritjen e tarifës së energjisë elektrike.
Përmes një postimi në Facebook, Hamiti thotë se ekonomia e tregut e mund propagandën.
“Propaganda: socializëm. Realiteti: ekonomi e tregut. Nuk ka pajtim ndërmjet të dyjave. Ndeshja është e paevitueshme. Propagandës i del boja, në fund të fundit. Ekonomia e tregut triumfon. “There is no such a thing as a free lunch. Someone has got to pay for it’”, shkroi Hamiti.
Kujtojmë se rritja e çmimit të rrymës ngjalli reagime të shumta nga qytetarët, opozita dhe shoqëria civile.