Hamilton qëndron për të ndihmuar Mercedesin

min lexim

Si rrallëherë gjatë karrierës së tij në Formula 1, Leëis Hamilton nuk ka mundur të jetë protagonist këtë sezon teksa britanikun e penalizojnë problemet e skuderisë Mercedes.

Makina gjermane vuajti ndryshimet e rregullores, ndërsa vetëm pas gjysmës së dytë të sezonit e mori veten, megjithatë tashmë është shumë vonë që Hamilton të konkurrojë me Max Verstappen apo Charles Leclerc.

Gjithsesi, shtatë herë Kampioni i Botës nuk ka ndërmend të tërhiqet dhe mund të provojë triumfin në sezonin pasardhës me 37-vjeçarin që shprehet se problemet e skuadrës e kanë motivuar të qëndrojë në këtë sport, ndërsa shton se ndihet mirë dhe se ende e meriton vendin e tij te Mercedes.

“Nëse ne do të kishim fituar në sezonin e kaluar, atëherë gjithçka do të ishte ndryshe në këtë sezon, por më pëlqen edhe kjo periudhë e vështirë kur duhet të punosh shumë fort.

Tani jemi në një fazë më të mirë, por më duhet të them se problemet e makinës më kanë motivuar për të qëndruar më gjatë në këtë sport. Jam i lumtur dhe ndihem mirë fizikisht, ana psikologjike është gjithnjë e nevojshme. Ne sportistët jemi gjithnjë në limite.

Por, jam mirë dhe jam mirënjohës për gjithçka në jetë. Mendoj se ende e meritoj vendin tim tek Mercedes dhe kemi shumë punë përpara”, shprehet Hamilton, i cili në sezonin pasardhës, pas tërheqjes së Vettel, do të shndërrohet në pilotin e dytë më të vjetër të Formula 1 pas Fernando Alonsos që është aktualisht 41-vjeç.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Keni ëndërruar sikur dikush po ju ndjek apo ju bien dhëmbët? Çfarë do të thotë kjo

Story i radhës

Shoqata e Anestezistëve: Arrestimi i mjekut me bujë u bë për ta denigruar!

Të fundit nga