Hamasi: Përgjegjësia për masakrën në spital i përket drejtpërdrejt Izraelit

Hamasi tha se e gjithë përgjegjësia për sulmin në spital i kryer nga Izraeli në Rripin e Gazës dhe në të cilin humbën jetën të paktën 500 palestinezë, i përket në mënyrë të drejtpërdrejtë qeverisë së Tel Avivit, transmeton Anadolu.

Nga Hamasi u nda një deklaratë me shkrim lidhur me sulmin kundër spitalit Al-Ahli Baptist.

“Izraeli duke sajuar histori të rreme po përpiqet të shtrembërojë të vërtetën e masakrës që ka kryer. Forcat pushtuese fashiste, të cilët kërcënuan me bombardimin e spitalit, kanë goditur 23 ambulanca, kanë vrarë mbi 25 mjekë dhe familjet e tyre si dhe kanë vrarë mbi 3 mijë palestinezë, ku 70 për qind e këtyre personave ishin fëmijë dhe gra”, thuhet në deklaratën me shkrim të Hamasit.

“Izraeli deri më tani ka shembur 120 mijë shtëpi mbi kokat e atyre që jetonin brenda. Përgjegjësia për masakrën e spitalit i përket në mënyrë të drejtpërdrejtë Izraelit”, thuhet më tej.

Pasi theksohet se sulmi është kryer me fuqinë e armëve të dhëna nga SHBA-ja dhe që nuk i posedon askush tjetër përveç Izraelit, në deklaratë i bëhet thirrje OKB-së dhe të gjitha vendeve të botës që “të dënojnë këtë krim” të kryer nga ushtria izraelite dhe të “ndalin sulmet e kryera me vendimet” e qeverisë izraelite.

Të paktën 500 palestinezë u vranë mbrëmë në sulmin e Izraelit ndaj Spitalit Al-Ahli Baptist në Gaza.





Story i mëparshëm

Çdo gjë që duhet të dini rreth asistentit AI të Windows 11-ës, Microsoft Copilot

Story i radhës

Kërcënohet deputetja e AAK-së

Të fundit nga