Çdo gjë që duhet të dini rreth asistentit AI të Windows 11-ës, Microsoft Copilot

Asistenti me inteligjencë artificiale i Microsoft, Copilot AI, tashmë ka hyrë në çdo aspekt të Windows 11-ës.

Megjithatë disa njerëz janë të paqartë rreth asaj çfarë mund të bëjë. Në këtë artikull kemi bërë bashkë disa informacione dhe udhëzime sesi të aktivizoni dhe çaktivizoni asistentin me inteligjencës artificiale.

Çfarë bën Microsoft Copilot?

Microsoft Copilot është një suitë mjetesh AI që funksionojnë së bashku për të krijuar asistent digital personal. Njëlloj si asistentët modernë AI, teknologjia është e bazuar në inteligjencën artificiale gjeneruese dhe modelet e mëdha gjuhësore (LLM.)

Copilot mund të përdoret për të kryer veprime të ndryshme për të rritur produktivitetin. Shërbimi mund të bëjë një përmbledhje të një uebfaqeje, të shkruajë një e-mail, të ndryshojë konfigurimin e sistemit operativ, të gjenerojë imazhe bazuar në kërkesën me tekst, të transkriptojë audio dhe video, të gjenerojë screenshot e madje të lidhet me një pajisje të jashtme përmes Bluetooth.

Gjithashtu ofron të gjitha funksionalitetet e robotëve të zakonshëm AI si krijimi i listave të recetave, shkrimi i kodit apo planifikimi i udhëtimeve. Mendojeni si një version më i plotësuar i Bing AI.

Ja sesi të aktivizoni Microsoft Copilot

Së pari duhet të keni përditësimin më të fundit të Windows 11-ës.

  1. Shkoni në Settings dhe kërkoni opsionin Windows Update
  2. Ndiqni udhëzimet dhe rindizni kompjuterin nëse ju kërkohet

Kështu mund të provoni çdo gjë që Copilot ka për të ofruar. Nëse Microsoft lançon një përditësim, mbase duhet të prisni gjersa të bëhet i disponueshëm në rajonin tuaj.

Ja sesi të çaktivizoni Microsoft Copilot

Microsoft Copilot nuk është një funksionalitet gjithmonë aktiv. Sapo të shfaqet në taskbar, funksionon vetëm kur i kërkoni diçka. Por nëse dëshironi ta çaktviizoni ose ta hiqni plotësisht keni disa opsione.

Metoda më e lehtë është duke e hequr nga taskbari. Hapni Settings dhe klikoni Personalization. Kërkoni për hapësirën e sendeve që shfaqen në Taskbar dhe klikoni butonin Copilot për ta hequr prej taskbarit.

Nëse dëshironi ta fshini plotësisht, ky proces kërkon më tepër. Hapni PowerShell duke kërkuar për Windows PowerShell. Klikoni me të djathtën mbi ikonën e rij dhe më pas opsionin Run as Administrator.

Vendosni këtë komandë: reg add HKCUSoftwarePoliciesMicrosoftWindowsWindowsCopilot /v “TurnOffWindowsCopilot” /t REG_DWORD /f /d 1

Çdo shenjë e Copilot do të zhduket nga sistemi.

Cilat janë limitet e Copilot?

Është një teknologji e re dhe limitet janë të dukshme. Njëlloj si të gjithë LLM-të modern, Microsoft Copilot mund të shpikë gjëra, një fenoment që njihet si halucinacione.

Gjithashtu nuk ruan informacion nga biseda në bisedë, mbase për arsye sigurie. Kjo do të thotë se çdo bisedë fillon sikur të jetë e para. Nuk mban mend asgjë rreth juve apo preferencave. Së fundi nuk integrohet me burime informacion nga palë të treta.

Cila është diferenca mes Github Copilot dhe Microsoft Copilot?

Ekziston një diferencë parësore mes dy platformave, pavarësisht emrave të ngjashëm. Github Copilot ndihmon zhvilluesit me përpunimin dhe ndryshimin e kodit të aplikacioneve.

Microsoft Copilot mund të përpunojë kod por nuk është specialiteti i tij. Nëse kërkoni një asistenti AI për kodim, atëherë Github Copilot është ai që duhet të përdorni. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL


Notice: Trying to get property 'ID' of non-object in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-content/themes/fox/inc/single.php on line 744

Notice: Trying to get property 'user_nicename' of non-object in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-content/themes/fox/inc/single.php on line 744
Story i mëparshëm

Derbi Partizani – Tirana

Story i radhës

Hamasi: Përgjegjësia për masakrën në spital i përket drejtpërdrejt Izraelit

Të fundit nga