Një gjykatë hodhi poshtë kërkesën e Halle Berry (60) për t’u rikthyer në një marrëveshje të barabartë kujdestarie për djalin e saj 13-vjeçar Maceo, të cilin e ndan me ish-bashkëshortin Olivier Martinez.
Sipas avokatit të Martinez, Patrick Baghdaserians, gjykata do ta rishqyrtojë çështjen e kujdestarisë në muajin nëntor.
Për më tepër, është hequr një urdhër ndalimi që ishte lëshuar më parë kundër Martinez, i lidhur me akuza për dhunë në familje. Megjithatë, në të njëjtën kohë, Berry tani i ndalohet që djali i saj të qëndrojë gjatë natës në shtëpinë e saj.
Martinez gjithashtu kërkoi të vendoste kufizime në kohën e kujdestarisë së Berry gjatë festave, por gjykatësi e hodhi poshtë këtë kërkesë.
Përfaqësuesi i saj tha për TMZ, se Berry dhe Martinez vazhdojnë të kenë autoritet të përbashkët vendimmarrës për çështje të rëndësishme që lidhen me djalin e tyre, siç janë arsimimi dhe kujdesi shëndetësor.
Martinez më herët kishte pretenduar se Berry e kishte kapur Maceon për fyti, por aktorja i hodhi poshtë këto pretendime.
Djali dëshmoi gjatë një seance me dyer të mbyllura, pasi gjykatësi dhe prindërit kërkuan që Berry dhe Martinez të dilnin nga salla e gjyqit. Berry e kishte kundërshtuar dëshminë e tij, duke pretenduar se i ati e kishte udhëzuar djalin se çfarë të thoshte në deklaratën e tij.
Burimi: botasot.info


