ne maqedoni gjate vitit 2025 nga pagesat rrugore jane mbledhur rreth 676 milione euro tashme po shqyrtohet pagesa sipas kilometrave 6ae3a990e7b2b

Në Maqedoni gjatë vitit 2025 nga pagesat rrugore janë mbledhur rreth 67,6 milionë euro, tashmë po shqyrtohet pagesa sipas kilometrave

October 29, 2026
1 minut lexim

Maqedonia e Veriut për momentin nuk planifikon t’i zëvendësojë pikëpagesat me vinjeta. Orientimi është drejt pagesës elektronike dhe një sistemi ku shoferët do të paguanin sipas distancës së përshkuar në autostradë.

Sipas ministrit të Transportit, Aleksandar Nikolloski, analizat tregojnë se mbi 70 për qind e automjeteve vendase nuk dalin nga komuna ku janë regjistruar, ndërsa autostradat dhe rrugët ekspres i shfrytëzojnë rreth 30 për qind e tyre.

Ai vlerëson se një vinjetë e përgjithshme do të krijonte shpenzim shtesë për pronarët që rrallë i përdorin këto rrugë.

Argument tjetër është trafiku transit. Sipas të dhënave të përmendura, Korridorin 10 e shfrytëzojnë rreth 4,5 milionë automjete në vit, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e të ardhurave nga pikëpagesat sigurohet nga udhëtarët e huaj.

Gjatë vitit 2025, nga pagesat rrugore janë mbledhur rreth 67,6 milionë euro.

Megjithatë, vinjeta nuk nënkupton domosdoshmërisht pagesë për çdo automjet. Në disa vende evropiane, atë e blejnë vetëm shoferët që përdorin rrjetin përkatës rrugor, duke zgjedhur periudhën e vlefshmërisë. Prandaj, çështja mbetet nëse ky model do të ishte më i leverdishëm për shtetin dhe përdoruesit e rregullt.

Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore po analizon një sistem elektronik të mbyllur, ku pagesa do të llogaritej sipas kilometrave të përshkuar. Një model i tillë po shqyrtohet për Korridorin 8, ndërsa paralelisht po zgjerohet përdorimi i pajisjeve M-TAG dhe pagesave elektronike.

Nëse zbatohet, shoferët që përshkojnë distanca më të gjata do të paguanin më shumë, ndërsa ata që përdorin vetëm segmente të shkurtra do të paguanin më pak.

Ende mbetet e hapur nëse do të parashikohen abonime apo lehtësime për qytetarët që udhëtojnë çdo ditë për në punë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

halle berry humb betejen per kujdestarine 6ae3a8d2e1387
Lajmi i mëparshëm

​Halle Berry humb betejën për kujdestarinë

Të fundit nga

​Halle Berry humb betejën për kujdestarinë

Një gjykatë hodhi poshtë kërkesën e Halle Berry (60) për t’u rikthyer në një marrëveshje të barabartë kujdestarie për djalin e saj 13-vjeçar Maceo, të cilin e ndan me ish-bashkëshortin Olivier Martinez.
ShkoLartë