Drejtori i Fondit për inovacion dhe zhvillim teknologjik Festim Halili për momentin po zhvillon një vizitë zyrtare në Britani të Madhe gjegjësisht i ftuar i Universitetit të Uellsit dhe bordit të IEEE ka shkruar Halili në Facebook
🗣 Britania e Madhe 🇬🇧 është një vend i zhvilluar dhe me traditë të jashtëzakonshme. Nder dhe përgjegjësi, që si i ftuar i Universitetit të Uellsit dhe bordit të IEEE konferencës, të drejtohem përpara një audience të lordëve, diocesave, shkencëtarëve dhe liderëve politikë.
🛎 Në “Prestige lecture & dinner” fola për inovacionet dhe zhvillimet e fundit teknologjike në vendin tonë dhe më gjerë. Njëherit identifikuam dhe fushat e mundshme të bashkëpunimit në projekte shkencore, të gjelbërta dhe të ekonomisë cirkulare.
🔷️ Në vazhdim, do të takohemi me startup kompani, akceleratorët digjital, industrinë e automobilëve të Austin Martin dhe shumë entitete të rëndësishme.
💥️Njëherit, si “Keynote speaker” do të drejtohemi me prezantim të zhvillimeve të Inteligjencës Artificiale dhe Prologut.
✅️ Vetëm me rrjetizim dhe partneritet me vendet e zhvilluara mundemi të progresojmë më shpejtë 🏃♀️🏃si vend dhe si shoqëri. ka shkruar Halili në Facebook